Rama me përfaqësues të teknologjisë: Partnerë të drejtpërdrejtë për rritjen e cilësisë së qeverisjes

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, të cilëve u shprehu gatishmërinë për ofrimin e aksesit në të dhëna, për të pasur produkte të vlefshme edhe për tregun shqiptar.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, të cilëve u shprehu gatishmërinë për ofrimin e aksesit në të dhëna, për të pasur produkte të vlefshme edhe për tregun shqiptar.

“Qëllimi nga ana jonë është t’ju vëmë në dispozicion qeverinë në çdo aspekt. Një nga gjërat kryesore sot e punës dhe e mundësisë për të pasur një brumë të mirë për produktet janë të dhënat. Nëse duam të bëjmë progres të ndjeshëm duke i dhënë vetes gjithmonë e më shumë mundësi përmes inteligjencës artificiale duhet të kemi ndërveprim që ju të keni mundësi të keni sa më shumë të dhëna”, u shpreh Rama në këtë takim.

Kryeministri solli në vëmendje produktin e krijuar nga një kompani shqiptare për administrimin e parkimeve në SHBA.

“Ky produkt mund të vlejë edhe për ne, por produkti varet nga të dhënat dhe të dhënat janë të ndryshme. Puna me të dhënat e domosdoshme, aksesi juaj me të dhëna në produkte të caktuara është i domosdoshëm. Në këtë aspekt ne jemi në dispozicion plotësisht”, tha Rama.

Kryeministri propozoi po ashtu edhe krijimin e një këshilli me përfaqësues nga ky sektor dhe nga qeveria, me qëllim për tu mbledhur në një forum tre herë në vit për të diskutuar mbi çështjet dhe mbi të rejat e fushës.

“Sado që përpiqemi të kuptojmë dhe mësojmë për mënyrën se si duhet ta shohim, ta qasim e mbështesim këtë botë të re është e pamundur të jemi në lartësinë e këtij potenciali në rast se nuk arrijmë të ngremë një urë komunikimi me komunitetin tuaj dhe të të përpiqemi të mësojmë dhe kuptojmë sa më shumë nga brendësia e jetës dhe sfidave të komunitetit tuaj”, tha Rama.

Rama shprehu bindjen se “nëse krijohet një sinergji duke u përpjekur të vëmë në dispozicion mjetet që kemi atëherë patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë, edhe më shumë brumë për të ‘pjekur’ në këtë furrë të re”.

Kryeministri theksoi se në këto takime do të diskutohet për kapitalin njerëzor dhe për përshtatjen e aftësive, duke folur për transformimin digjital dhe qeverisjen elektronike.

“Kjo duke folur për të gjitha segmentet sektoriale dhe dhe pozicionimin konkurrues. Duke folur për incentivat dhe financimin sektorial, integrimin ndërkombëtar, aksesin në tregje dhe gatishmërinë për eksport dhe duke u përpjekur të kuptojmë se këtë ndërveprim mund ta ngremë në një nivel të një komunikimi konstant”, shtoi ai.

Po ashtu, Rama theksoi se “kemi filluar të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejtpërdrejtë me ju në funksion të interesave që ne përpiqemi të mbrojmë në të mirë të rritjes së cilësisë së qeverisjes”.

“Por edhe partnerë në sensin e financimit të nismave tuaja. Kur them këtë kam parasysh jo thjesht financimin nga buxheti, por edhe krijimin e instrumenteve të tjerë në funksion të financimit të iniciativave tuaja. Këtu kemi nevojë për një hapje komplet tjetër të sektorit. Të krijojmë instrumente tërësisht të rinj financiar në shërbim të sektorit”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…