CMG-ja: Filipinet po bëhen burimi i turbullirave në Detin e Kinës Jugore

Orvatjet e Filipineve lidhur me Detin e Kinës Jugore po shndërrohen në fanatizëm aventuresk. Ditët e fundit, një anije kryesore e Rojës Bregdetare të Filipineve, që po lundronte në hapësirën ujore afër ishullit Huangyan të Kinës, iu afrua disa herë me shpejtësi të madhe anijeve të Rojës Bregdetare të Kinës deri në njëqind metra pranë, gjë që kërcënoi seriozisht sigurinë e lundrimit të anijeve kineze.

Këto veprime radikale demaskojnë thelbin aventuresk të politikës së qeverisë filipinase mbi Detin e Kinës Jugore dhe dëshmojnë që Filipinet po bëhen burimi i turbullirave në Detin e Kinës Jugore, komenton Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull.

Përvoja historike tregon që paqja në Detin e Kinës Jugore duhet të realizohet hap pas hapi, nga kontrolli i mosmarrëveshjeve e krizave drejt dialogut e bashkëpunimit dhe më në fund zgjidhjes rrënjësore të mosmarrëveshjeve.

Anija e Rojës Bregdetare të Kinës patrulloi në hapësirën detare rreth ishullit Huangyan të Kinës në fund të qershorit 2025 / VCG

Me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të ASEAN-it, në situatën e përgjithshme në Detin e Kinës Jugore është ruajtur qëndrueshmëria vitet e fundit. Por, pas marrjes së detyrës në vitin 2022, administrata e presidentit Marcos hoqi dorë nga politika pragmatiste e administratës së mëparshme ndaj Kinës dhe është bërë një gur shahu i ShBA-së për të ashtuquajturën “Strategji e Indo-Paqësorit”.

Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh radikale e të rrezikshme, qëndron synimi i Filipineve për të pasur mbrojtjen dhe për të marrë sa më shumë ndihmë nga ShBA-ja. Por të gjitha këto veprime të palës filipinase përbëjnë një kërcënim serioz ndaj paqes në rajon, vijon komenti i CMG-së.

Sivjet është 80-vjetori i fitores së Luftës Antifashiste Botërore. Duke nxjerrë mësime nga historia, njerëzit e sotëm kanë dëshirë më të fortë për paqe e janë më të vendosur që ta kthejnë Detin e Kinës Jugore në një det paqësor.

“Përpara shumë shembujve të mëparshëm, mos vallë qeveria filipinase nuk e ka ende të qartë që fati i një guri shahu është ai i sakrifikimit?”, e përfundon me këtë pyetje komentin e vet CMG-ja.
Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Koçiu në Pogradec: Restaurimi i banesave karakteristike nxit turizmin gjithëvjetor

Zëvendëskryeministrja Albania Koçiu pa sot nga afër projektin që po zbatohet në qendrën historike të Pogradecit, një investim prej mbi…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia