Nënshkruhet marrëveshja për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës në Tiranë

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini


Në kuadër të Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, u nënshkrua sot marrëveshja mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës.

Ky kolegj do të hapë dyert në Tiranë dhe do të garantojë funksionimin e plotë të Kolegjit, duke nisur që prej këtij viti akademik deri në përfundimin e kampusit të ri.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Kolegji i Europës hap një horizont të ri edukimi për të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm, si ngre në një tjetër nivel sfidën për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona, duke krijuar ndër të tjera mundësinë për një mësim më të thelluar për vetë Bashkimin Europian dhe rrugëtimin drejt tij.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi theksoi se “Tirana do të bëhet edhe më popullore se Bryzhi dhe moti është shumë herë më i mirë. Ndaj mendoj se ajo çfarë do të ndërtohet edhe nga pikëpamja arkitekturore do të jetë diçka që do të ndryshojë shumë edhe jetën ekonomike këtu në Ballkan”.

“Siç e keni parë shumica e aplikimeve vijnë nga vetë BE-ja. Kjo tregon vlerën e jashtëzakonshme të shtuar që do të ketë ky institucion, jo vetëm për Ballkanin, por edhe për ne në Bashkimin Europian. Kjo nënkupton se BE-ja ka mbërritur në Tiranë”, tha Varhelyi.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…