Hasani: Shqipëria në KDNJ, për një botë ku çdo njeri të jetojë me dinjitet dhe respekt

Shqipëria theksoi prioritetet e saj në Segmentin e Nivelit të Lartë të KDNJ, që po mbahet në Gjenevë.


Gjatë mandatit të saj 3 vjeçar (2024 – 2027) në Këshillin e të Drejtave të Njerit, Shqipëria do të angazhohet ndaj parimeve të përjetshme të të drejtave dhe dinjitetit të njeriut e për ndërtimin e një bote, ku çdo person mund të realizojë potencialin e tij të plotë dhe të jetojë me dinjitet dhe respekt.
 
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë fjalës në Segmentin e Nivelit të Lartë të KDNJ, që po mbahet në Gjenevë theksoi se një nga prioritetet e Shqipërisë si anëtare e KDNJ, është gjithashtu vënia para përgjegjësisë e autorëve të krimeve të rënda, luftimi i pandëshkueshmërisë dhe parandalimi i shkeljeve të mëtejshme të të drejtave themelore.

“Ne mbështesim plotësisht mandatin e Komisionit Hetimor dhe si anëtar i KDNJ do të punojmë fort, së bashku me partnerët drejt arritjes së objektivit për të vënë para drejtësisë autorët për krimet kundër njerëzimit në Ukrainë. Më 28 shkurt do të presim në Tiranë, Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, për të mbështetur Ukrainën dhe për të denoncuar këtë agresion të paligjshëm dhe krimet që ka sjellë ai”

Kryediplomati shqiptar deklaroi se Shqipëria po përgatitet për ciklin e katërt të Rishqyrtimit Periodik Universal, i cili sipas tij është një mundësi për prezantuar veprimet e ndërmarra për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe të ndajë praktikat më të mira.

“Ne do të punojmë për të mbështetur pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave, në punën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe në terren. Ky është një prioritet shumë i rëndësishëm për vendin tim”, u shpreh ai.

Është hera e dytë që, brenda një periudhe më pak se 10-vjeçare, Shqipëria bëhet pjesë e këtij organizmi të rëndësishëm të OKB-së që trajton çështje të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Shqipëria pati mandatin e parë në KDNJ në vitet 2015 – 2017.

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.