Një jetë si mjek popullor!

87-vjeçari Shefqet Hysa shfrytëzon vetitë shëruese të bimëve


Në vitin 1961, Shefqet Hysa mbaroi shkollën e mesme për ndihmës mjek, por pasioni i tij, që do ta shoqëronte deri sot, kur është plot 87 vjeç, do të ishte mjekësia popullore.

Ai studioi bimët që rriten në zonën e Dumresë dhe vetitë e tyre shëruese i vuri në ndihmë të njerëzve. Në studion e tij modeste në Belsh gjen literaturë pafund për bimët mjekësore dhe mënyrat e aplikimit të tyre.

“Gjatë kohës që punoja interesohesha tek të moshuarit për bimët mjekësore. Në 1968 u ngrit Instituti i Mjekësisë Popullore në Tiranë dhe u dha porosia për grumbullimin e bimëve mjekësore. Këtu mora shkas për studime të mëtejshme. Kur dola në pension ju përkushtova mjekësisë popullore”, shprehet mjeku popullor, Shefqet Hysa.

Teksa konsultohej me botimet shkencore të Institutit të Mjekësisë Popullore Shefqeti trajtonte raste të tilla si Alopecia, gurët në veshka etj.

“Kam trajtuar gurët në veshka, mëlçinë, alopecia etj. Kam pasuruar raste interesante të një fëmijë pa asnjë qime në trup. E kurova disa kohë dhe filluan ti dalin qerpikët, vetullat dhe më pas nisën t’i dalin flokët“, shprehet Hysa.

Sipas Shefqet Hysës, mjekësia popullore ka shumë vlerë, por gjithmonë pas asaj shkencore. Por ai vuri re me keqardhje se mashtrimet nëpërmjet mjekimeve popullore janë shtuar.

“Pak punohet për mjekësinë popullore, Tashmë ka një problem të madh. Televizori, telefonat mashtrojnë me reklamat. Ata thonë ky ilaç shëron për tre ditë por njerëzit gënjehen”.

Edhe pse gati 90 vjeç, Shefqeti punon me pasion duke u shërbyer njerëzve, porosi që ja la nëna kur për herë të parë e dërgoi në punë, t’u shërbente njerëzve, sidomos të moshuarve.

Top Channel

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…