Tahir Baçova, edhe pse në të ’90-tat e tij, më çuditi duke më surprizuar me një pyetje…

E pashë me admirim dhe me vëmendje për pak çaste këtë Njeri të veçantë.


Nga Ilir Çumani

Sot, u takova me një nga personazhet emblematikë të historisë së Cirkut Shqiptar, Mjeshtërin e zbutjes së kafshëve të egra, TAHIR BAÇOVA….

Edhe pse në të 90-tat e tij, më çuditi dhe më surprizoi me një pyetje:

“Ç’farë të bëjë që të jetoj edhe më gjatë, dua të shkoj përtej të 100-tave”, – më tha me shumë sinqeritet.

E pashë me admirim dhe me vëmendje për pak çaste këtë Njeri të veçantë, dhe pasi i hodha një vështrim nga këmbët deri te koka, i’u përgjigja:

Kur isha fëmijë, para 45 vjetësh, vija shpesh tek Arena e Cirkut për të parë Arushën Mira edhe ty, si i zoti i saj.

Të mbaj mend me atë veshje lëkure të zezë prej sherifi dhe me një kamzhik në dorë që drejtoje me shumë saktësi atë kafshë të egër, e zbutur prej teje, por që në përralla, ne fëmijëve na e tregonin si shumë të frikshme.

Ti, që nga ajo kohë, nuk e ke ndryshuar fare pamjen, dhe shoh që po gëzon shëndet të plotë or Mik!

Të ka privilegjuar Zoti dhe të ka lënë dorë të lirë që ti marrësh më të mirën jetës, i thashë me të qeshur mjeshtërit.

Mbase duhet të të pyes unë se, çfarë duhet të bëjë Njeriu që të mbërrijë në këtë stad jete ku ndodhesh ti….!!!

Në fund, për të ç’dramatizuar situatën, kur u ndamë, i thashë me humor:

E di ç’ke ti….!?
Bëj atë që ke bërë deri më tani….

Përderisa ke ditur të rrugëtosh kaq bukur e shëndetshëm duke mbërritur deri tek 90-tat, kush më mirë se vetja jote mundet të udhërrëfejë ambicjen që ke për të arritur objektivin e 100 viteve….!?

Jep forca mjeshtër! Mos ndrysho asgjë nga regjimi jot dhe mos hiq dorë nga gjithçka çfarë ke bërë deri më sot….

Tungjatjeta or Mik!

P.S – Fotot bardhë e zi, i përkasin filmit artistik shqiptar “Cirku në fshat”, si pjesë e fondit të AQFSH

Përzgjidhet logoja e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut!

Autorja është arkitektja Ejona Karkini.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Përzgjidhet logoja e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut!

Autorja është arkitektja Ejona Karkini.