FSHF i akordon çmimin “Nderi i Kombit në Futboll” Kombëtares shqiptare

Shqipëria dhuroi spektakël në fushë me performancë, rezultat dhe gola spektakolarë, ndërsa në Europian do të luajë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.


Shqipëria siguroi një sukses fantastik këtë vit, teksa për herë të dytë në histori u kualifikua në finalet e një europiani.

Por jo vetëm kaq, këtë edicion kualifikues ekipi Kombëtar bindi me lojë dhe rezultat, duke u renditur në vendin e parë dhe duke dominuar ndaj çdo kundërshtari në Grupin E.

Një sukses i jashtëzakonshëm, më i miri në histori, që erdhi gradualisht, si pasojë e punës së mirë të bërë nga FSHF, trajneri Silvinjo, stafi teknik dhe lojtarët.

Për këtë arsye një çmim i veçantë në Mbrëmjen Gala të FSHF-së “Më të Mirët 2023” ka shkuar pikërisht për ekipin Kombëtar të Shqipërisë me titullin “Nderi i Kombit në Futboll”. Kombëtarja solli gëzim dhe i bashkoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Si asnjëherë tjetër, stadiumi ishte në çdo ndeshje “sold – out” dhe interesi për biletat kaloi çdo kufi duke bërë që të shiten në pak orë.

Shqipëria dhuroi spektakël në fushë me performancë, rezultat dhe gola spektakolarë, ndërsa në Europian do të luajë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Gjatë Mbrëmjes Gala, u ripërshkruan edhe një herë të gjitha momente magjike e më pas lojtarët e pranishëm dhe stafi teknik me në krye trajnerin Silvinjo dolën në skenë dhe morën çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”, që i është dorëzuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili falënderoi ekipin Kombëtar që na bëri krenarë të gjithëve me arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Lexo më shumë nga

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…