TIKA dhuron pemë për Bashkinë e Tiranës

Të pranishëm ambasadori turk, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi dhe zyrtarë të tjerë


Nga Fatjon Cuka

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës Turke dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Türkiyes, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar pemë për Bashkinë e Tiranës, raporton Anadolu.

Në mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit të Farkës, në Njësinë Administrative Farkë të Qarkut të Tiranës, ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, si dhe zyrtarë të tjerë.

Në një deklaratë për Anadolu, ambasadori Atay u shpreh viti 2023 është një vit shumë i veçantë për Shqipërinë dhe Türkiyen.

“2023 është një vit i veçantë për shkak se festojmë 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Türkiyes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Türkiyes. Më 15 dhjetor 1923, dy republikat e reja, si ajo e Türkiyes dhe e Shqipërisë firmosën marrëveshjen e miqësisë dhe vendosën marrëdhënie diplomatike ndërmjet tyre”, u shpreh Atay.

Atay theksoi se me Bashkinë e Tiranës kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe shtoi se me mbështetjen e TIKA-s vendosën që të mbjellin 290 pemë si shenjë e miqësisë 100-vjeçare mes dy vendeve. “Këto pemë janë një dhuratë për brezat e ardhshëm dhe për rininë shqiptare”, theksoi Atay.

Për Anadolu, Seferi theksoi se pemët janë në shenjë të 100-vjetorit të miqësisë midis Shqipërisë dhe Türkiyes dhe sipas tij po kontribuojnë për të bërë këtë park shumë më të bukur.

“Do doja të falënderoja ambasadorin e Türkiyes në Shqipëri. Do doja të falënderoja edhe përfaqësuesin e TIKA-s për ndihmën konstante që i kanë dhënë Bashkisë së Tiranës edhe në nisma të tjera, qoftë për gjelbërimin, por qoftë në shumë nisma në lidhje me zhvillimin e Tiranës”, u shpreh Seferi.

Pemët e dhuruara nga TIKA janë të llojeve të ndryshme si rrap, kumbull e kuqe, qershi japoneze, man, manjola dhe tjera.

(Anadoly Agency)

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.

Global 360

Lamtumirë qindarka, Trump heq monedhën e parë amerikane

Qindarkat kushtojnë më shumë se sa vlejnë dhe ekspertët kanë bërë thirrje për eliminimin e tyre prej vitesh.

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.