“Forbes”: Saranda mes 20 destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë

Bazuar në një rekord prej 600 000 votash nga udhëtarët nga 168 vende në mbarë botën


Bazuar në një rekord prej 600 000 votash nga udhëtarët nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën e saj të vendeve më të bukura të Krishtlindjeve për t’u vizituar në 2023-2024, shkruan Cecilia Rodriguez në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Forbes”.

Më shumë se kurrë, udhëtarët duket se tërhiqen nga destinacionet e reja të Krishtlindjeve.

Lista e destinacioneve më të mira të Krishtlindjeve në Evropë e rekomanduar nga EBD iu ndihmon në vendimet tuaja nëse po planifikoni të udhëtoni për festat e fundvitit.

EBD punon në partneritet me më shumë se 350 zyra turistike evropiane dhe rrjetin Eden (Destinacione të qëndrueshme) të krijuara nga Komisioni Evropian për të promovuar diversitetin e turizmit në Evropë.

“20 destinacionet e Krishtlindjeve të përzgjedhura nuk ofrojnë vetëm rrugica shtëpish, por edhe ngjarje kulturore dhe artistike me koncerte, punëtori krijuese, dritat e Krishtlindjeve, fishekzjarre, shfaqje, sheshe patinazhi në akull dhe janë të përkushtuara ndaj qëndrueshmërisë duke ofruar ushqime dhe produkte artizanale vendase”, tha EBD.

Vendet fituese do të promovohen gjatë gjithë vitit me titullin “Destinacioni më i mirë evropian i Krishtlindjeve”.

Sarandë, Shqipëri

Kjo është hera e parë që Saranda shfaqet në renditjen e destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë.

Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.

Festa e Krishtlindjeve në Sarandë e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar.

Me dekorime vezulluese, një pemë të bukur Krishtlindjesh, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe evente, ofron një atmosferë festive dhe të veçantë.

Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, zanatet lokale dhe produktet rajonale së bashku me një program të pasur koncertesh, shfaqjesh dhe një paradë të Santa-dhe-Elves, duke e bërë atë një destinacion magjepsës pushimi.

Më poshtë vijojnë destinacionet më të mira evropiane (EBD) me atmosferën më të bukur të Krishtlindjeve për t’u vizituar në 2023-2024.

1. Budapest, sheshi i Bazilikës
2. Kraiova, Rumani
3. Metz, Francë
4. Poznań, Poloni
5. Montbeliard, Francë
6. Riga, Letoni
7. Govone & Asti, Itali
8. Birmingham, Angli
9. Madeira, Portugali
10. Valkenburg, Holandë
11. Bruksel, Belgjikë
12. Trier, Gjermani
13. Edinburg, Skoci
14. Vjenë, Austri
15. Sarandë, Shqipëri
16. Londër, Angli
17. Dresden, Gjermani
18. Pragë, Republika Çeke
19. Bruges, Belgjikë
20. Mançester, Angli

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…