Ekspozita “Urat” forcon lidhjet e Shqipërisë me Arabinë Saudite

Në Tiranë është hapur ekspozita “Urat” e organizuar nga Minitria e Çështjeve Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite


Nga Dash Frashëri

Një Ekspozitë për të forcuar më tej lidhjet tradiconale dhe miqësore të Shqipërisë me Arabinë Saudite!

Në Tiranë prej 9 nëntorit është hapur ekspozita “Urat” (Xhusur), e organizuar nga Minitria e Çështjeve Islame dhe thirrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë .

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri, më datë 24 nëntor 2023.

***

Ambasadori i Arabisë Saudite, Faisal Hifzi, çeli Ekspozitën “Urat”, e cila mbahet në Tiranë nga Ministria Saudite e Çështjeve Fetare, në prani të një sërë zyrtarësh dhe përfaqësuesish të trupit diplomatik. Ekspozita vë në pah përpjekjet e Mbretërisë në shërbim të Islamit dhe Kuranit të Shenjtë.

Ekspozita shumë interesante, të duket se jeton brenda një qyteti të vogël me shumëllojshmëri stilesh arkitekturore, që reflekton edhe traditën islame.

***

Edhe unë si botues i Gazetës Online “Tirana Diplomat” e vizitova me shumë dëshirë Ekspozitën “Urat”.

Këtu jam te “Këshilli”, selia kryesore e pritjes së delegacioneve, zyrtarëve dhe personaliteteve të shquara me qëllim prezantimin e përpjekjeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite në shërbim të Islamit dhe myslimanëve, shoqëruar me mikpritjen, kafenë saudite dhe hurmat luksoze saudite.

Interesimi i qytetarëve për ta parë ekspozitën dhe për t’u pajisjur me librin e shenjtë të Kuranit është i madh.

Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite bën pçrpjekje të bekuara, me anë të qendrimeve solite dhe të nderuara në shërbim të Islamit dhe myslimaneve, gjithashtu kujdeset për Kuranin Famëlartë.

Edhe unë marr si dhuratë Kuranin Famëlartë.

 

Mikpritja ndihet kudo në të gjithë ekspozitën.

KALIGRAFIA ARABE

Arti dhe dizajni i shkrimit ka arritur përsosmërinë në kaligrafinë arabem, që të bën për vete me format e ndryshme gjeometrike.

Unë zgjodha të shkruaj fjalën “Shqipëri”, por me gërma arabe.

Qytetarë të shumtë dalin në fotografi me veshjet tradicionale arabe, si shenjë miqësie dhe kënaqësie. Fotografitë stampohen në çast dhe ata i marrin me vete si një kujtim i bukur.

 

Fëmijë të ndryshëm vizatojnë me lapsa me ngjyra, figura të ndryshme. Argëtim pa limit.

KAFJA SAUDITE

Kafeja saudite është shumë e lehtë dhe shumë e shijshme. Disi si e bardhë, por me një aromë të mrekullueshme. Kafeja është e lidhur me trashëgiminë kulturore të Mbretërisë së Arabisës Saudite dhe dëshmon bujarinë dhe vlerat e mikpritjes. Edhe unë e shijoj kafen saudite.

***

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite janë të shkëqyera.

Kryeministri Edi Rama është takuar disa herë me mbretin Salman dhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman bin Abdulaziz, ministrin e Jashtëm Princ Faisal bin Farhan Al-Saud.

Pak ditë më parë (1 nëntor), Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama priti delegacionin e sigurisë nga Arabia Saudite, në prani të ambasadorit saudit, Feisal Hifzi.

Delegacioni sigurise nga Arabia Saudite u takua edhe me Ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare.

Ambasada saudite është shumë aktive, ajo mori pjesë në hapjen e Konkursit të Recitimit dhe Texhvidit të Kuranit në vendet e Ballkanit, i cili u mbajt në Tiranë gjatë periudhës 10-12.11.2023, i organizuar nga Ministria Saudite e Çështjeve Fetare, në bashkëpunim me Komunitetet Myslimane dhe shoqatat islame.

mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Konkursit Ndërkombëtar të Kuranit të Shenjtë për vendet e Ballkanit, si dhe shpërndarjen e çmimeve për fituesit, në prani të krerëve të Bashkësive Islame, myftinjve, ambasadorëve dhe një sërë figurave islame.

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.