Mete: Shqipëria del nga lista “gri” e pastrimit të parave

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete deklaroi se Shqipëria ka dalë nga lista gri e Task Forcës për Veprimin Financiar.


Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete deklaroi sot se Shqipëria ka dalë nga lista gri e Task Forcës për Veprimin Financiar.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Mete bëri të ditur se Task Forca për Veprimin Financiar, ka marrë vendimin për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, i njohur ndryshe si monitorim i shtuar.

“Dua ta nis me një lajm të mirë për Shqipërinë. Është marrë vendimi nga FATF, Task Forca për Veprimin Financiar, për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, ashtu i njohur ndryshe si monitorim i shtuar. Vendimi është marrë sot nga Asambleja Plenare e FATF dhe vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve”, deklaroi Mete.

Sipas tij, ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit.

“Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi ministri.

Sipas tij, në këtë frymë pozitive, kanë qenë edhe diskutimet me misionin e FMN-së gjatë dy javëve të fundit, që misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka qenë prezent në kuadër të Artikullit IV.

Shqipëria u përfshi në listën e vendeve nën monitorim të shtuar, ose siç njihet ndryshe në “listën gri” nga Task Forca e Veprimit Financiar, një organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7 për të zhvilluar politika për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë në 2020-ën.

Marrë nga ATSH

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.