“Automotive Fair Albania”, adrenalinë, risi dhe spektakël!

Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në Pallatin e Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”


Nga Dash Frashëri

“Automotive Fair Albania II”

Rikthehet edicioni i dytë i ngjarjes më të shumëpritur automotive në Shqipëri!

Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 Tetor në Pallatin e Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza” dhe sheshi “Italia”.

Për të dytin vit radhazi ky panair, organizohet me përkrahjen e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranë ku këtë vit Tirana është përzgjedhur si Qyteti Evropian i Sportit.

Panairin e çeli siparin me fjalët përshëndetëse nga Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja

Giuseppe Bonollo, një figurë shumë e rëndësishme në botën e marketingut dhe shitjes në industrinë automobilistike, Drejtor i Marketingut dhe Strategjisë së Produktit në kompaninë e Ferrarit dhe Masseratit…

… Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerësoi në maksimum këtë panair, nga më të veçantët që organizohen në kryeqytet.

“Tirana është një qytet i mirë, ku ka vend për të gjithë: edhe për ata që advokojnë ditët pa makina, por edhe për ata që janë të dashuruar pas makinave.

Ka vend edhe për korsi biçikletash, ka vend edhe për drifting.

Ka vend edhe për shesh e pedonale, por ka vend edhe për sheshe si ky, që sot janë një superkartolinë e automobilizmit shqiptar. Ljuis Hamilton thotë: ‘Unë nuk jam bërë që të jem i dyti, i treti, unë jam bërë që të jem i pari’. Kështu që, ky qytet, ky komunitet, kjo bashki, kjo bashkësi është bërë jo për vend të dytë, të tretë, por për të qenë të parët në rajonin tonë.

Dhe më vjen mirë që kemi qenë të parët me rininë, të parët me sportin. Kemi bërë shumë ndryshime në këtë qytet, jam i bindur që është vetëm çështje kohe, si Ljuis Hamiltoni, të jemi të parët edhe në këtë industri të mrekullueshme”, u shpreh Veliaj.

***

Edhe “Tirana Diplomat” është e pranishme në Ceremoninë Hapëse të Panairi, për ta përcjellë këtë ngjarje të bukur.

***

Kryebashkiaku Veliaj teston edhe disa makina hibride, apo edhe zbulon një makinë të asembluar në Shqipëri.

Pavionet paraqesin disa nga tendencat më të fundit të makinave.

Nuk mund të mungonte kurrsesi edhe kjo foto me kryebashkiakun më dinamik dhe më novativ, Erion Veliaj,  “si qershiza mbi tortë”.

Ceremonia e Hapjes dhe Panairi u përcoll gjerësisht nga mediat.

***

Spektakli i makinave vazhdon në sheshin para Pallatit të Kongreseve.

Te Sheshi “Nënë Tereza”…

dhe Sheshi “Italia”.

***

Përgjatë panairit, krahas hapësirës së dedikuar për të gjithë të pasionuarit pas automjeteve klasike, atyre moderne, teknologjisë së automjeteve dhe jo vetëm, do të zhvillohen konferenca me mbi 40 folës e ekspertë të lëvizshmërisë, sigurisë rrugore e sipërmarrës, Climathon dhe aktivitete formuese e argëtuese për moshat e reja e publikun e gjerë, gara e shfaqje sportive.

Gjatë Panairit do të zhvillohen një sërë aktivitetesh e risish, si një mundësi për promovim të mëtejshëm për Automotivin dhe Transportine Gjelbër, Lëvizshmërinë e Sigurt dhe argëtimin, ku publikutdo t’i ofrohen mini-gara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe ku nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.

Do të zhvillohet gjithashtu edhe “Tirana Grand Prix”.

Por, edhe “Super Moto Race”.

Por, edhe “Supermoto Racing”.

Si dhe “Dual Track Race Electric Car”.

***

Gëzuar “Automotive Fair Albania”, Spektakli i bukurisë se makinave!

Tiranë, më 27 tetor 2023

Gonxhja me ambasadorin e Meksikës, zgjerim i bashkëpunimit në ekonomi, kulturë dhe inovacion

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ambasadorin e Meksikës në vendin tonë, Carlos…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja me ambasadorin e Meksikës, zgjerim i bashkëpunimit në ekonomi, kulturë dhe inovacion

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ambasadorin e Meksikës në vendin tonë, Carlos…