Ministria e Kulturës dhe AADF, Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e Kalasë së Beratit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kreu i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillim (AADF), Michael Granoff nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për planin e zhvillimit të Kalasë së Beratit.


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kreu i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillim (AADF), Michael Granoff nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për planin e zhvillimit të Kalasë së Beratit.

“Një tjetër hap të rëndësishëm hodhëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”, shkroi Margariti në rrjetet sociale.

Sipas ministres Margariti, bashkëpunimi me një aktor kyç, Bashkinë e Beratit, do të krijojë balancat e duhura mes ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, zhvillimit turistik dhe ekonomik si dhe mbështetjes së komunitetit që jeton në këtë lagje-muze.

Kalaja e Beratit është ndër të paktat kala mesjetare me një jetë intensive brenda mureve të saj. Ajo është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Global 360

Greqia dhe Turqia nënshkruajnë deklaratën për marrëdhënie të mira fqinjësore

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas vizitës shumë të ndjekur të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan në Athinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.