Balla në Palermo, homazhe në nderim të magjistratëve Falcone dhe Borselino

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule në Kuesturën e Palermos


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule në Kuesturën e Palermos, ku kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre ligjore kundër mafias dy figura të shquara si Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

“Questura di Palermo – Një kurorë me lule në përkujtim të sakrificës së heronjve magjistratët Giovanni Falcone, Paolo Borsellino dhe policët e vrarë në luftën kundër mafias. Një bisedë e frytshme me drejtuesit e Policisë dhe Karabinierisë”, shkruan Balla.

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e Policisë dhe Karabinierisë italiane, ministri Balla u shpreh se është shumë e rëndësishme të mësojmë nga eksperienca italiane për sa i përket modus operandi dhe hetimeve. “Për shembull ne kemi pasur një operacion të madh dhe kemi arritur të zbulojmë gjashtë raste vrasjesh sepse kemi mundur të sigurojmë një bashkëpunëtor të drejtësisë”, theksoi Balla.

Duke folur rreth bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe posaçërisht rreth fushës së bashkëpunimit policor, Balla vuri në dukje se “këtë vit kemi pasur rreth 600 mijë turistë italianë. Mendoj që vitin e ardhshëm numri do të jetë në rritje. Gjëja më e bukur ishte fakti që së bashku me policët tanë ishin edhe përfaqësues të policisë së shtetit italian për sigurinë e pushuesve në zonat turistike në Durrës, Vlorë dhe Sarandë”.

Mes Shqipërisë dhe Italisë funksion prej disa vitesh një koordinim i gjerë për luftën kundër narkotikëve dhe operacionet e Guardia di Finanza përmes monitorimit ajror kanë një rëndësi kyçe në zbulimin e ngastrave të mbjella me kanabis.

Ministri Balla ndodhet në Palermo për të marrë pjesë në Ministerialin mbi 20 vjetorin e Konventës së Palermos i organizuar nga Qeveria Italiane për të diskutuar mbi bashkëpunimin midis shteteve në luftën kundër aktiviteteve kriminale. /ATSH

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…