Promovohet në Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë “Antologjia e poezisë shqipe”

“Antologjia e poezisë shqipe” është hartuar nga Luan Topçiu dhe Renata Topçiu-Melonashi


Promovohet në Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë “Antologjia e poezisë shqipe”, hartuar nga Luan Topçiu dhe Renata Topçiu-Melonashi

E ftuar nderi poetja më madhe e Rumanisë dhe me famë europiane, Ana Blandiana.

“Antologjia e poezisë shqipe nga zanafilla deri më sot”, hartuar nga profesorët universitarë, Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Renata Topçiu-Melonashi, botuar gjatë kësaj vere në Rumani, u promovua nga Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) në partneritet me Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë në Bukuresht. Salla Papirus e Bibliotekës ishte e pamjaftueshme për publikun e interesuar për letërsinë shqipe. Përveç autorëve të antologjisë dhe drejtuesëve të ALAR-it, në këtë veprimtari morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të shtetit rumun, por e ftuar e nderit e këtij promovimi ishte poetja e shquar, Ana Blandiana. Eventi përfshiu muzikë shqiptare të interpretuar nga grupi vokalo-instrumental i ALAR-it, i përpërë nga Florentina Barbu, Daniel Berteșteanu dhe Rami Faresi, me një repertor me këngë tradicionale shqiptare. Pjesëmarrësit përjetuan emocione dhe forcën e verbit poetik shqiptar përmes interpretimit mjeshtëror të aktorit Angel Rababoc, të Teatrit Kombëtar “Marin Sorescu”, i cili recitoi një përzgjedhje poezish të përfshira në këtë Antologji.

Në fjalën e hapjes, albanologu dhe kryetari i ALAR-it, Dr. Radu Savulescu, falënderoi Bibliotekën Kombëtare të Rumanisë dhe menaxherin e saj, Prof. Dr. Adrian Cioroianu, për mbështetjen dhe bashkëpunimin për organizimin e veprimtarisë, duke theksuar se: “nuk ka një mjedis më të përshtatshëm për promovimin dhe prezantimin e antologjisë së poezisë së një kombi sesa një bibliotekë kombëtare”. Znj. Laczikó Enikő Katalin, Sekretare e Shtetit në Departamentin për Marrëdhëniet Ndëretnike pranë Qeverisë Rumune, dhe Z. Bogdan-Alin Stoica, përfaqësues i pakicës kombëtare shqiptare në Parlamentin e Rumanisë, përshëndetën autorët e veprës dhe të pranishmit.

Prezantimi i Antologjisë vazhdoi me ndërhyrjen e folësve kryesorë, shkrimtarëve Mihai Firică dhe Marius Chelaru, si dhe me mesazhin e zonjës Ana Blandiana, një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore rumune dhe europiane dhe një emër i njohur dhe i vlerësuar nga dashamirësit e poezisë në Shqipëri.

Poetja Ana Blandiana uroi autorët e antologjisë Dr. Luan Topçiu dhe Renata Topçiu Melonashi për këtë realizim shumë të rëndësishëm dhe shprehu gëzimin e saj që kjo vepër madhore, më kompleksja dhe më e pasura deri më sot, më në fund pa dritën e botimit. Përpos të tjerash aju u shpre se: “Mezi e kam pritur promovimin e kësaj antologjie. E konsideroj një ngjarje të shënuar për kulturën. Poezia e një populli që fisërohet me popullin rumun është një ogur i mbarë për kulturën e të dy popujve.” Më tej, poetja me famë europiane, theksoi ekzistencën e lidhjeve të nëdhenshme mijëravjeçare dhe të mistershme në të njëjtën kohë midis dy popujve tanë: rumunëve dhe shqiptarëve. Ajo foli për ngjashmëritë midis popullit rumun dhe shqiptar, për lidhjet historike dhe për atë “vetmi” që karakterizon si rumunët, ashtu edhe shqiptarët, në raport me kombet fqinje, veçanërisht në aspektin gjuhësor. Për të nderuar praninë e autores, organizatorët e eventit përgatitën një moment të veçantë, gjatë të cilit aktori Angel Rababoc recitoi dy poezi të Ana Blandiana-s.

Shkrimtari Mihai Firică, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë – dega e Craiova dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ALAR, foli gjerësisht jo vetëm për “Antologjinë”, por për të gjithë veprimtarinë e zhvilluar nga Luan dhe Renata Topçiu-Melonashi, si dhe nga ALAR, në promovimin e letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Ish-zv/ Ministri i Kulturës, Z. Firică, tha fjalë lavdëruese për menaxhimin kulturor të organizatës, duke e kataloguar atë si një shembull të praktikave më të mira në këtë fushë. “Nuk e kam thënë vetëm në rastet e veprimtarive të organizuara nga ALAR, por e kam shkruar dhe pohuar gjithandej se revista “Albanica” e botuar nga ALAR, me kryeredaktor Luan Topçiu, është një nga revistat me elitare dhe një shembull i shkëlqyer se si duhet të jenë revistat e kulturës.” Antologjia e poezisë që promovojmë sot është një dëshmi e profesionalizmit, e njohjes të përkryer të gjuhëve, e kompetencave gjuhësore dhe estetike etj. Jam i bindur se kjo antologji do të jetë një vepër referimi për shumë kohë të gjatë”.

Marius Chelaru, zëvendëskryeredaktor i revistës letrare prestigjioze “Convorbiri literare” organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, një albanolog me botime dhe vëllime të shumta kushtuar letërsisë shqipe, në fjalën e tij vuri në dukje disa piketa të historisë së poezisë shqipe, duke bërë krahasime me letërsinë rumune, por edhe me letërsi të tjera europiane apo lindore. Gjithashtu, kritiku letrar vlerësoi përpjekjen e antologëve dhe të përkthyesve të poezive të përfshira në vëllim, duke folur për vështirësitë që paraqet si përzgjedhja ashtu edhe përkthimi i teksteve poetike. Sipas tij, vepra monumentale që promovojmë sot përbën një ngjarje të madhe për shqiptarët kudondodhen, për Rumaninë dhe për dashamirësit e poezisë.

Siç ndodh në të gjitha promovimet, veprimtaria u mbyll me fjalën e autorëve të antologjisë, Dr. Luan Topçiu dhe Dr. Renata Melonashi-Topçiu, të cilët folën për sfidat dhe vështirësitë e krijimit të një vepre të këtyre përmasave, për vështirësitë e listës kanonike përfaqësuese të poezisë shqipe, por edhe për rolin dhe vendin e poezisë në jetën e një kombi, për kuptimin e poezisë, në përgjithësi, por edhe për planet si dhe për veprat e ardhshme.

Të pranishëm ishin anëtarë të komunitetit shqiptar, poetë dhe studiues, si dhe dashamirës të poezisë. Veprimtara u filmua nga Televezioni Shtetëror Rumun TVR1.

Vëllimi “Antologjia e poezisë shqipe nga zanafilla deri më sot” vjen pas dy botimeve të veprës voluminoze dhe të vlerësuar nga publiku, kritika letrare rumune dhe specialistët: “Historia e letërsisë shqipe nga zanafilla deri më sot”. Këto vepra të rëndësishme për albanologjinë u botuan me mbështetjen e Qeverisë së Rumanisë. Veprat arrijnë në bibliotekat publike dhe Universitare në Rumani dhe në institucionet kulturore të vendit, në Europë dhe më gjerë.

Zyra e shtypit ALAR
Bukuresht, shtator 2023

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”