Kisha 226-vjeçare “Fjetja e Shën Mërisë”, në kalanë e Beratit

Ikonostasi i kishës është i gdhendur në dru are dhe është i larë me ar.


Nga Andrea Llukani

KISHA “FJETJA E SHËN MËRISË”
NË KALANË E BERATIT, VITI 1797

Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” gjendet në kalanë e Beratit. Ajo ka qenë kisha katedrale e Beratit. Pranë saj gjendej ndërtesa e Mitropolisë. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi është i tipit bazilikal me dy kupola dhe ka përmasa 20×10,9 metra. Kisha mendohet se është rindërtuar në rrënojat e një kishe të vjetër në vitin 1797. Këtë e vërteton mbishkrimi që gjendet i gdhendur mbi gurin portal të kishës: ετους 1797 την Μαρτιου 9 / Ανεκα(ι)νισθη ο θειος ναος της Κοιμησεως Θεοτοκου δια συνδρομης του πανιερολογιωτατου Βελαγρ(αδων0 Κυ(ριου) Ιωασαφ κοπου / απαντων των τε κληρικων αρχοντων και λοιπων χριστιανων και κτητορων αυτου εις μνημοσυνον αυτον. Ει μεν φιλος πεφυκες εισελθε / χαιρων, (ει δ’εχθρος και βασκανος και γεμων δολου, πορρω πεφευγε / της πυλης ταθτης). “Viti 1797, muaji mars 9. U përtëri ky tempull i hirshëm i Fjetjes së Hyjlindëses me kontributin e të gjithëhirëshmit dhe të gjithditurit të Beratit, Zotit Joasaf dhe me mendimin e klerikëve, të arkondëve dhe të gjithë të krishterëve të tjerë dhe të ktitorëve të tij (tempullit), për kujtimin e tyre. Nëse je mik hyr duke u gëzuar, në qoftë se je armik dhe i keq dhe plot me të keqe, ik larg nga kjo portë”. Kisha u ndërtua prej kryemjeshtër Themeliut. Mbi një gur ranor të murosur në kolonën e hajatit është shkruar: Ανωκοδομηθη ουτος ο θειος ναος δια χειρος / του πρωτομαστορου Θεμελιου και φατρια αυτου, Ζαφιρου, Κωνσταντινου, λαζαρου, Δημητριου…….“U ndërtua ky tempull hyjnor me dorën e kryemjeshtër Themeliut dhe vëllazërisë së tij Zafirit, Kostandinit, Llazarit, Dhimitrit… ”.

Mbi portën jugore të kishës është shkruar: Δια συνδρομης των χριστιανων εζωγραφισθη η εικων αυτη της Θεο / τοκου δια χειρος Γεωργι Ιαν Τχετιλη επι του πανιερωτατου αγιου / βελαγραδων Κυριου Ιωαν και του αγιου αρχιμανδριτου Λυριου μακαριου / και αφημερευοντων του αγιου ικονομου παπα Κυριου Δημητριου κ(αι) . σκευοφυλακος παπα Ιωσηφ κ(αι) Δημητριου, Ανδρεου, Γεωργιου των…/ επιτροπευοντος του κυριου Αθανασιου Γιανκο Κωκα και αιωνια των / η μνημη +18στ0 (=18600 απριλλιου – ιστ. “U pikturua kjo ikonë e shën Mërisë me kontributin e të krishterëve, me dorën e Gjergj Jan Çetirit, në kohën e të gjithhirshmit, shenjtit të Beratit, zotit Jan dhe arkimandritit të shenjtë, zotit at Dhimitrit dhe të skevofilakut at Josifit dhe Dhimitrit, Andreut, Gjergjit të ..në kohën e kujdestarisë së zotit Athanas Janko Kolës dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tyre. 1860, prill 16”.

Ikonostasi i kishës është i gdhendur në dru are dhe është i larë me ar. Joan Çetiri ka realizuar me mjeshtëri ikonat e ikonostasit të kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në kalanë e Beratit, gjithsej 27 ikona të vogla dhe 7 të mëdha. Ikonat kryesore të ikonostasit janë: “Krishti Pandokrator”, “Shën Mëria”, “Joan Pagëzori” dhe “Fjetja e Hyjlindëses”.

Mbi ikonën “Fjetja e Hyjlindëses” është shkruar: Ιστορηθη η παρουσα εικων δια συνδρομης και δαπανης του παπα Γεωργιου υιου παπα Ανδρεου και Γεωργα υιου Ανδρεου κατα το 1814 ετος εν μηνι Μαρτιω 20. “U pikturua kjo ikonë me kontributin dhe shpenzimet e Papa Gjergjit, birit të papa Andreut dhe Jorgos, birit të Andreut, në vitin 1814 në muajin mars 20”.

Brezi i sipërm përmban ikonat e festave. Tematika e ikonave të tjera është nga Dhiata e Re: “Rrethprerja e Krishtit”, “Burimi Jetëdhënës”, “Mos më prek”, “Pagëzimi i Krishtit”, “Shërimi i të verbërit” etj. Në dyert e bukura të ikonostasit janë të gdhendur dy dragoj dhe në kulmin e derës gjendet një shqiponjë me kurorë sipër krerëve. Në derën veriore ikonografi ka pikturuar “Kryeengjëllin Mikael”, ndërsa në atë jugore gjendet “Kryeengjëlli Gabriel”. Sipas dr. Gazmend Mukës ikonat janë pikturuar prej pesë autorëve të ateliesë Çetiri nën derejtimin e Joan Çetirit. Gjergj Prend Çetiri ka pikturuar ikonat “Lindja e Krishtit” dhe “Shpërfytyrimi”. Joan Çetiri ka pikturuar nëntë ikona: “Mos më prek”, “Shërimi i ulokut”, “Gruaja samaritane”, “E diela e të verbërit”, “Burimi jetëdhënës”, “Hyrja në Jeruzalem”, “Rrethprerja”, “Vajtimi i mbivarrshëm” dhe “Pagëzimi i Krishtit”. Ndërsa firmën e Nikolla Gjergj Çetirit e mbajnë 14 ikona: “Lindja e Shën Mërisë”, “Fjetja e Shën Mërisë”, “Lindja e Pagëzorit”, “Mbledhja e apostujve” etj. Naum Çetiri ka pikturuar tri ikona: “Hyrja e Hyjlindësës në tempull”, “Pesëdhjetorja” dhe një ikonë tjetër. Gjergj Nikollë Çetiri është autori i katër ikonave: “Ngjallja e Llazarit”, “Prekja e Thomait”, “Shestja” dhe “Gjysëmpendikostia”.

Në pjesën e poshtme të amvonit gjendet një mbishkrim, i cili vërteton se është gdhendur më 30 qershor të vitit 1849 prej usta Naumit nga Lavdari i Oparit. +1849 ΙΟΥΝΗΟΥ 30 ΜΑΣΤΩΡ ΝΑΟΥΜΗ. “+1849 qershor 30, mjeshtër Naumi”. Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” gjendet në kalanë e Beratit në vitin 1948 është shpallur monument kulture.

Më 27 shkurt të vitit 1986 në ambjentet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në kalanë e Beratit u vendos “Muzeu Kombëtar Onufri”. Muzeu ka tri salla kryesore, në të cilat janë ekspozuar ikonat më të mira të ikonografëve shqiptarë Onufrit, Nikollës, Onufër Qipriotit, David Selenicës, Kostandin Shpatarakut, Joan Çetirit dhe të vëllezërve të tij.

Në hieroren e kishës “Fjetja e Shën Marisë” në Berat ndodhen lipsanët e Gorazhdit dhe të Angjellarit. Shën Gorazhdi ishte nga Moravia, i cili e ushtroi veprimtarinë e tij misionare në Berat ku edhe u martirizua. Lipsanët e shenjtorëve ruhen në dy arka. Mbi kapakun prej argjendi të arkës së lipsanëve të Gorazhdit dhe Angjellarit është shkruar: Επιτροπευοντος του Κυριου Κ. Βεβετζκα. Δαπαναις του καθεδρικου ναουν της Κοιμησεως της Θεοτοκου ακροπολεο(σ) / Βεραριου επι της αρχιερατειας του Μητροπολιτου Βελεγραδων Κυριου / Ανθιμος. Ετος 1885 Ν(ο)ε(μ)β(ριου) 11 / Δια χειρος Γανριηλ / Δ. Τιραναλη ετος / 1885 Νοεμβριου 11. “Në kohën e kujdestarinë së zotit K. Veveçka. Me shpenzimet e kishës katedrale të Fjetjes së shën Mërisë të Kalasë së Beratit, në kohën e peshkopatit të mitropolitit të Beratit, zotit Anthim, viti 1885, nëntor 11. Me dorën e gabriel D. Tiranasit, viti 1885, nëntor 11”.

Bregu: Të ndërtojmë një të ardhme ku Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes së BE-së

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu u shpreh sot se duhet të ndërtojmë një të ardhme…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Bregu: Të ndërtojmë një të ardhme ku Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e familjes së BE-së

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu u shpreh sot se duhet të ndërtojmë një të ardhme…