Krifca në Samitin e OKB-së për Sistemet Ushqimore

Objektivi i samitit është të ofrojë modele drejt ndërtimit të sistemeve ushqimore më efikase


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njëherazi e zgjedhur që prej prillit të këtij viti, Presidente e Institutit për Studime të Avancuara Agronomike të Mesdheut (CIHEAM), po  merr pjesë në Samitin e OKB-së për Sistemet Ushqimore, që zhvillohet në selinë e FAO-s në Romë nga 24 deri më 26 korrik 2023.

Në kuadër të punimeve të këtij samiti të rëndësishëm, ministrja Krifca ka zhvilluar edhe takime me liderë nga vendet anëtare të FAO-s, por edhe më gjerë.

Krifca ndau në rrjetet sociale një fotoalbum nga punimet e samitit të OKB-së, ku ndër të tjera është takuar edhe me kreun e Organizatës Botërore së Ushqimit, Qu Dongyn, kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ministrin italian të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, ministrin japonez të Bujqësisë, Katsumata Takaaki. Kreun e organizatës më të madhe të fermerëve në Italia Coldiretti, Ettore Prandinin e shumë aktorë të tjerë botërorë të rëndësishëm që operojnë për forcimin e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm.

“Fotoalbumi i një dite intensive në Organizatën Botërore të Ushqimit – FAO në Romë, ku po mbahet nën kujdesin e Kryeministres Meloni, Samiti për Sistemet e Ushqimit “UN FOOD SYSTEM SUMMIT +2”, për arritjen e objektivave globale të zhvillimit të qëndrueshëm”, shkroi ministrja Krifca.

Objektivi i samitit është të ofrojë modele drejt ndërtimit të sistemeve ushqimore më efikase, më gjithëpërfshirëse, më të forta dhe më të qëndrueshme.

Krifca, në fjalën e mbajtur në këtë samit të rëndësishëm, vuri theksin tek sfidat serioze me të cilat po përballen sistemet dhe tregjet ushqimore në të gjithë botën.

Ministrja e Bujqësisë Krica, theksoi se “arritja e objektivave ushqimore të zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara arrihen më shpejt me anë të adoptimit të politikave mesdhetare të prodhimit”.

Forcohen valutat në raport me lekun

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,77 lekë dhe këmbehet me 95,87 lekë, ndërsa…

Global 360

Trump bisedon me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund…

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Forcohen valutat në raport me lekun

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,77 lekë dhe këmbehet me 95,87 lekë, ndërsa…