Rritja e bashkëpunimit gjithpërfshirës ndërmjet Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore

Kina do të përdorë samitin për të promovuar marrëveshje udhëtimi pa viza me disa qeveri rajonale


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Azia Qendrore është një nga rajonet më të rëndësishme për Kinën për sa i përket marrëdhënieve ekonomike, politike dhe të sigurisë. Roli i Kinës në rajon po rritet vazhdimisht. Në vitin 2020, Kina lançoi versionin e saj të formatit 5+1 të bashkëpunimit me një takim virtual me Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin. Samiti më i fundit ishte në Janar të vitit 2022. Samiti i ardhshëm Kinë-Azia Qendrore do të mbahet më 18 deri në 19 maj në Xi’an, në Provincën Shaanxi. Presidenti Xi Jinping do të kryesojë samitin. Marrëdhënia aktuale midis Kinës dhe Azisë Qendrore përcaktohet nga faktorë gjeografikë, politikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Për sa i përket gjeografisë, Kina dhe Azia Qendrore janë fqinjë. Për kombet e Azisë Qendrore, Kina është një dalje në det, ndërsa vendet e Azisë Qendrore mund ta ndihmojnë Kinën të krijojë komunikime në brendësi me Evropën dhe Azinë Perëndimore.

Kina mbetet një partner kryesor ekonomik i rajonit të Azisë Qendrore për sa i përket tregtisë, investimeve, huave dhe projekteve të përbashkëta infrastrukturore dhe industriale Për disa vite, Kina ka kërkuar të forcojë lidhjet dhe të inkurajojë zhvillimin ekonomik në Azinë Qendrore. Motivet ekonomike janë të lidhura kryesisht me interesin e Kinës për të fituar akses në tregjet e reja të eksportit, zhvillimin e transportit ndërkontinental dhe sigurimin e furnizimit të saj me burime natyrore. Në aspektin ekonomik, Kina dhe vendet e Azisë Qendrore kanë avantazhe plotësuese që ofrojnë mundësinë e bashkëpunimit të gjerë. Për Kinën, burimet e energjisë, metalet, artikujt prej lëkure dhe mallrat e tjera, si dhe lëndët e para dhe tregjet e Azisë Qendrore, janë shumë të rëndësishme. Në të njëjtën kohë produktet industriale, produktet e konsumit dhe  bujqësore të Kinës janë të rëndësishme për vendet e Azisë Qendrore.

Qyteti Xi’an gjatë zhvillimit të samitit(Foto:VCG)

Për sa i përket sigurisë, Kina dhe kombet e Azisë Qendrore ndajnë interesa të përbashkëta. Veprimet e separatistëve etnikë, ekstremistëve fetarë dhe kërcënimi i krimit transnacional, terrorizmit dhe konfliktit rajonal janë shqetësime të ndërsjella. Ruajtja e stabilitetit të Azisë Qendrore dhe zonave kufitare perëndimore të Kinës është në dobi të të gjithëve. Megjithëse ka pasur shkëmbime kulturore dhe tregtare midis Kinës dhe Azisë Qendrore për mijëra vjet, vetëm pas pavarësisë së fundit të kombeve të Azisë Qendrore u vendos një marrëdhënie e barabartë dhe reciprokisht e dobishme midis vendeve. Gjatë dekadës së fundit, janë hedhur themele të shëndosha për të formuar bashkëpunimin strategjik midis Kinës dhe Azisë Qendrore. Krijimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait ka krijuar kushte të favorshme dhe mundësi të reja për zhvillimin e marrëdhënieve kino-aziatike.

Kur shqyrtohen çështjet kryesore në marrëdhëniet Kinë-Azinë Qendrore, iniciativa një Brez një Rrugë është e rëndësishme në bashkëpunimin reciprok. Në vjeshtën e vitit 2013, Xi Jinping propozoi që Kina dhe republikat e Azisë Qendrore të punojnë së bashku për të zhvilluar një version modern të Rrugës së Mëndafshit të lashtë dhe të zgjerojnë lidhjet e ndërsjella ekonomike për të mbështetur bashkëpunimin rajonal. Ai sugjeroi gjithashtu zbatimin e projekteve të infrastrukturës në shkallë të gjerë. Një Brez një Rrugë është një projekt i madh infrastrukturor që shkon përtej dimensionit të thjeshtë ekonomik. Është shtytësi kryesor i marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore që zënë një pozicion gjeostrategjik. Kina po promovon atë si një model të ri bashkëpunimi ndërkombëtar të nxitur nga bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik rajonal.

Tregtia e Azisë Qendrore me Kinën tregoi rritje të konsiderueshme. Rajoni i Azisë Qendrore është një burim i rëndësishëm i burimeve energjetike të nevojshme për të përmbushur nevojat që ka ekonomia kineze me rritje të shpejtë dhe një rrugë alternative për të hyrë në korridoret e transportit ndërkombëtar. Rajoni i Azisë Qendrore mund të bëhet një qendër transporti për Euroazinë, Kina ka një suficit tregtar me Azinë Qendrore, në rreth 9.5 miliardë USD në vitin 2021. Tregtia midis Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore arriti në 50.1 USD në 2021. Eksportet e Kinës janë rritur në 58.8% në periudhën 2011-2021. Eksportet e Kinës në rajon përbëhen kryesisht nga prodhimi i produkteve të manifakturës dhe të konsumit me vlerë të shtuar të lartë. Importet e Kinës përbëhen nga lëndë djegëse në veçanti gazi natyror, minerale, pambuk etj. Në vitin 2022, tregtia midis Kinës dhe pesë vendeve arriti një rekord prej 70.2 miliardë USD me një rritje në 40% nga viti 2021. Ndërkohë, dhe importet e Kinës të produkteve bujqësore, energjetike dhe minerale nga Azia Qendrore u rritën me më shumë se 50 për qind nga viti në vit, ndërsa eksportet e saj të produkteve mekanike dhe elektrike në pesë vendet u rritën me 42 për qind.

Burimi: Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, 2011, 2021

Politika e investimeve të Kinës në Azinë Qendrore është sistematike, në shkallë të gjerë,  afatgjatë dhe drejtohet nga qëllimet ekonomike dhe strategjike. Eksportet e kapitalit të Kinës në mbarë botën janë zgjeruar jashtëzakonisht në dekadat e fundit. Dhe në rajonin e Azisë Qendrore në periudhën 2005-2022 investimet janë rritur në 15 herë. Investimet e Kinës në rajon arritën në 68.4 miliardë dollarë në fund të vitit 2020. Kazakistani vazhdon të zërë më shumë se 52% të investimeve totale të Kinës në vendet e Azisë Qendrore.

 

Burimi : China Global Investment Tracker, 2022 dhe analiza e autorit

Investimet e Kinës në vendet e Azisë Qendrore kanë një bazë të gjerë nga sektori i energjisë, transportit, industrisë kimike, të metaleve, të pasurive të paluetjshme, të bujqësisë, financiare, etj.  Shumica e investimeve shkojnë në sektorin e energjisë, pasuar nga transporti dhe industria kimike. Investimet në energji janë rreth 70% të totalit të investimeve, të transportit në rreth 10%, dhe në industrinë kimike në rreth 7.9%.

 

Stoku i investimeve të Kinës në vendet e Azisë Qendrore sipas sektorëve 2005-2022 në milion USD

 

Burimi : China Global Investment Tracker, 2022 dhe analiza e autorit

Samiti i nivelit më të lartë midis Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore që do të mbahet në Xi’an tregon se partneriteti strategjik dhe gjithëpërfshirës ka arritur një nivel të ri dhe se këto vende ndajnë një konsensus të ri për zhvillimin mes sfidave dhe rreziqeve të reja në rajon. Çështjet që do të dominojnë samitin do të jenë të gjera, duke përfshirë politikën, ekonominë, sigurinë dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve. Bashkëpunimi ekonomik do të jetë një nga çështjet kyçe të samitit për të diskutuar për marrëveshjet për energjinë, bujqësinë, ekonominë e gjelbër, etj. Nxitja për më shumë bashkëpunim nën Iniciativën Brez dhe Rrugë do të jetë e rëndësishme Ekspertët parashikojnë që bashkëpunimi për sigurinë do të jetë një tjetër fokus i rëndësishëm në samit për shkak të rreziqeve dhe sfidave të reja në rajon.

Kina do të përdorë samitin për të promovuar marrëveshje udhëtimi pa viza me disa qeveri rajonale. Një projektligj i ri ndërmjet Kazakistanit dhe Kinës do të lejojë mbajtësit e pasaportave të qëndrojnë për 30 ditë. Kjo marrëveshje vjen pasi që Uzbekistani miratoi dy javë udhëtim pa viza për turistët kinezë. Ndërsa, Kirgistani, i cili aktualisht është në bisedime për regjimin e tij pa viza me Pekinin, synon të nxisë ekonominë e tij përmes rritjes së tregtisë, investimeve dhe turizmit ndërkufitar. Rezultate të frytshme dhe gjithëpërfshirëse pritet të realizohen në shumë fusha, si ato politike, ekonomike dhe të sigurisë, pasi vendet pjesëmarrëse pritet të arrijnë një konsensus të ri bashkëpunimi mes sfidave dhe rreziqeve të reja në rajon.

Burimi: CRI.CN

EURO 2024 – Reja për ”Corriere dello sport”: Itali, kujdes me Shqipërinë!

Italiani me origjinë sllovene, Edy Reja është njeri që ka parë shumë, nuk ka qenë vetëm ish-trajner i Shqipërisë, shkruan…

Global 360

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe policisë së Kosovës për nder të 25-vjetorit të…

Diplovista

Hasani për median vendase: Rumania vend partner në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, intervistë për median rumune “CaleaEuropeană.ro”.

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria, emigrantët dhe BE

Ndërsa procesi i votimit në vendet e BE edhe pak i afrohet fundit, pak ditë më parë kryeministrja e Italisë,…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

EURO 2024 – Reja për ”Corriere dello sport”: Itali, kujdes me Shqipërinë!

Italiani me origjinë sllovene, Edy Reja është njeri që ka parë shumë, nuk ka qenë vetëm ish-trajner i Shqipërisë, shkruan…