Migjeni lexohet dhe do të lexohet!

Vepra e Migjenit mbetet një akuzë, jo vetëm për vitet dhe shoqërinë që ai jetoi.


Nga Rrjetet Sociale

Shkrimtarët e mëdhenj, me kalimin e kohës, sikur bëhen edhe më të mëdhenj edhe më të dashur.

Migjeni ishte një poet i madh e i formuar. Ai, vetëm sikur të qe ndalur në krijimtarinë e tij, qoftë edhe me “Poemën e mjerimit”, do të kish bërë aq shumë vend, saqë sot figura e tij të trondit e të emocionon.

Ja, lexojeni sërish “Poemën e mjerimit” dhe të duket sikur ajo është shkruar këto ditë, për realitetin që të zë në rrugët tona.

Ai rrinte larg zhurmave dhe bujës, larg shoqërive fjalamane dhe klubeve, nën heshtjen dhe misterin e tij, kishte diçka magjiplotë, që të rrëmbente e të bënte për vete, gjithë brezin e ri, sepse Migjeni për të gjithë qe një mister, një mister që e bënte dhe më joshëse figurën e tij.

Ai, çuditërisht, shkruante me një gjuhë të ëmbël shqipe, kur askush nuk e kishte njohur nëpër shkollat shqipe të asaj kohe!?

E ndërsa shtypi gjëmonte nga polemikat dhe pikëpamjet për modelin e përsosur të drejtimit letrar, Migjeni, në heshtjen e tij madhështore, jepte shembullin konkret, pa u ngatërruar nëpër qorrsokakë, se si, për kë e për çfarë duhej shkruar.

Çuditërisht në shkrimet e tij nuk kishte as himne, as lajka, as hipokrizi, por thjesht dhimbje, dashuri dhe guxim njerëzor…

Pikërisht kjo është karakteristika e poetëve të mëdhenj: ata përherë mbeten aktualë, përndryshe nuk do të ishin të mëdhenj.

Poeti, ky rob i nderit, siç shprehej dikur Lermontovi në poemën “Vrasja e poetit”, është përherë i lidhur me popullin e tij, me vendin e tij, me fatet e kombit të tij e të mbarë njerëzimit.

Vepra e një poeti të madh mund ta shëtitë lirisht gjithë botën dhe të ndihet kudo si në shtëpinë e tij.

Se nuk ka zemër njerëzore, e cila të mos i bëjë vend një poeti të tillë. I këtij rangu ishte edhe Migjeni.

Ajo plejadë autorësh të Shqipërisë, yjet e kohës migjeniane, do të vezullojnë përjetësisht mbi ndërgjegjen e kombit dhe do të mbetet e papërsëritshme.

Vepra e Migjenit mbetet një akuzë, jo vetëm për vitet dhe shoqërinë që ai jetoi.

Migjeni u drejtohet brezave me një mesazh të madh e human.

Ai lexohet e do të lexohet sa të ketë lexues mbi këtë tokë, se poezia e tij ishte e lidhur fort ngushtë me këtë tokë dhe me këta njerëz.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…