Veliaj: Tirana, Tel-Avivi i ardhshëm Ballkanit në teknologji dhe inovacion!

Ditën e sotme ka nisur “Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv”, ku marin pjesë 88 kompani si dhe investitorë nga Izraeli.


Ditën e sotme ka nisur “Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv”, në qendër të së cilës është teknologjia dhe inovacioni, ku marin pjesë 88 kompani si dhe investitorë nga Izraeli.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka thënë se kjo ngjarje synon njohjen e sipërmarrësve izraelitë me eko-sistemin vendas të teknologjisë dhe informacionit dhe kompanitë shqiptare lider në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes kompanive.

Në fjalën e tij hapëse të takimit të parë, Veliaj tha se Tirana ka potencialin të jetë Tel-Avivi i Ballkanit.

“Sot kemi 88 kompani nga Izraeli në Tiranë; Janë 88 mundësi për të lidhur 88 fije bashkëpunimi mes Tiranës dhe Tel-Avivit, ose Shqipërisë dhe Izraelit. 50% e ekonomisë së vendit zhvillohet në Tiranë. Tirana është zyrtarisht qyteti më i ri në Evropë, patjetër është edhe i vetmi qytet që rritet çdo vit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë përmendi projektin “e rijetësimit të Piramidës”, e cila së shpejti hap dyert si qendra më e madhe e teknologjisë në rajon. Veliaj tha gjithashtu se në zonën e Kasharit do krijohet një hapësirë e lirë ekonomike edhe për bizneset që punojnë në fushën e teknologjisë.

“Bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit kemi hapur një thirrje te Piramida, për start up-et apo kompanitë që duan të vendosen aty. Sigurisht, kemi rezervuar 1/3 e hapësirës për qendrën “Tumo”, ndërkohë 1/3 do të jenë shërbime. Pra, ne duam që kompani të stabilizuara të rekrutojnë që në moshë të vogël talente nga qendra “Tumo”. Gjithashtu, sapo kemi marrë pjesën e fundit të tokës te “Zona e Lirë Ekonomike” në Kashar. Është një hapësirë ideale, sepse lidhet fare mirë edhe me rrugën e Kombinatit, në Jug të Tiranës, edhe me një zonë shumë të madhe si “Astiri”, ku një pjesë e të rinjve fillojnë jetesën e tyre në Tiranë. Është shumë afër zonave të banuara, ku jetojnë shumë të rinj, që merren me aktivitete të tilla, po ashtu është e lidhur me autostradën. Është shumë afër aeroportit dhe shumë afër portit”, tregoi Veliaj.

Në fund, ai tha se është momenti që të lihen pas histeritë dhe të ketë më shumë fokus te profesionet e së ardhmes. “Ftesa për sot është të bëjmë histori, jo histeri. Unë besoj se edhe në Izrael, edhe në Shqipëri, ne prodhojmë pa fund histeri brenda, por kur vjen puna te marrëdhëniet me jashtë duhet të prodhojmë histori; ndaj do të doja shumë që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të jashtëzakonshme, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe janë vërtet 88 mundësi për të mbjellë 88 fidanë. E di që të gjithë bëjnë shaka me ato pemët e Lalit, por ata fidanë sot janë rritur, po bëjnë hije dhe në ditë si sot me shi, kur shohim si kanë çelur sythat, ia ka vlejtur fidani që mbollëm para 5-6 vitesh”, përfundoi Veliaj.

Kompanitë shqiptare në fokus të konferencës “Business 2030

Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara organizojnë Konferencën “Business 2030”

Global 360

Epoka e post-së vërtetës, “faktet alternative” dhe Kina në lupën e medias

  Nga Dr. Marsela Musabelliu Psikologët përdorin termin “gaslight” (shqipëruar ndriçim/ndezje me gaz) për t’iu.

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Mid’hat Frashëri, diplomat, albanalog dhe antropolog i spikatur

Fjala në përurimin e vëllimit të tetë të veprës së zgjedhur të Mid'hat Frashërit.

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.