Kryeparlamentarja Nikolla takon homologun portugez, Augusto Santos Silva

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, pati një takim me Presidentin e Asamblesë së Portugalisë, Augusto Santos Silva.


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, pati një takim me Presidentin e Asamblesë së Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva.

“Një takim miqësor me Presidentin e Asamblesë së Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva. Shqipëria dhe Portugalia kanë marrëdhënie të ngushta miqësie, bashkëpunojnë në NATO dhe si partnerë euroatlantikë. Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Portugalisë për Shqipërinë”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla në Twitter.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Francë, njëkohësisht Ambasador jo-rezident në Portugali, z. Dritan Tola.

“Ju faleminderit për mbështetjen e fortë të Portugalisë ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, në veçanti gjatë Presidencës Portugeze të Këshillit Evropian në 2021. Ministri Cravinho ishte ministri i parë i Jashtëm që vizitoi Shqipërinë pas hapjes së negociatave të anëtarësimit. Bashkëpunimi mes dy vendeve tona është i ngushtë, mbështetës e miqësor. Mirënjohje për ndihmën për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019”, tha Nikolla.

Ajo vlerësoi qasjen e Portugalisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe kujdesin për përgatitjen e institucioneve të BE-së para pranimit të anëtarëve të rinj.

Nikolla vlerësoi si një element i perbashket që afron popujt tanë ekzistencën e Kishës së Laçit, dedikuar shenjtit portugez, Shën Antoni. Kisha e Shna Ndout është një vend pelegrinazhi për besimtarë të të gjitha feve në Shqipëri, duke dëshmuar bashkëjetesen paqësore e dashurinë mes besimeve, si nje vlerë evropiane dhe qytetëruese e shqiptarëve.

Bashkëpunimi ekonomik është ende nën potencialet tona dhe mund të zgjerohet në fusha si digjitalizimi, turizmi, mjedisi, zhvillimi i qëndrueshëm, industritë kreative, tregu i punës etj.

Nikolla kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe në veçanti për mocionin për Rezolutën e Kuvendit mbi Raportin e Dick Marty.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e partneritetin euroatlantik, Kryetarja Nikolla nënvizoi rëndësinë e vijimit të mbështetjes së Ukrainës dhe intensifikimin e bashkëpunimit për çështje të sigurisë dhe klimës.

Kryetarja Nikolla dhe Kryetari Silva diskutuan në mënyrë të veçantë për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, përmes shkëmbimit të vizitave në nivel të lartë, në nivel komisionesh parlamentare, grupeve parlamentare të miqësisë dhe deputetëve. Kuvendi dhe Asambleja e Republikës do të nxisin bashkëpunimin mes qeverive, institucioneve dhe sipërmarrjeve të sektorit privat.

Kryetari i Asamblesë së Republikës së Portugalisë, z. Augosto Santos Silva, vuri në dukje se Parlamenti i Portugalisë do të vijojë të nxisë këtë bashkëpunim.

Kryetari Silva theksoi se mbështetja dhe ndihma e Portugalisë do të vijojë pas çeljes së negociatave, edhe në vijimin e tyre.

Sipas tij, suksesi i negociatave është një shans edhe për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e ekonomisë.

Ai shtoi se Portugalia do të nxisë gjithashtu integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor sepse sipas tij, stabiliteti i këtij rajoni do të thotë stabilitet i BE-së.

EU4Justice, ekipet e inspektimit të ILD-së eksperienca profesionale në Spanjë

Inspektorë dhe ndihmës inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në dy ekipe zhvilluan dy vizita njëjavore pune…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

EU4Justice, ekipet e inspektimit të ILD-së eksperienca profesionale në Spanjë

Inspektorë dhe ndihmës inspektorë të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në dy ekipe zhvilluan dy vizita njëjavore pune…