Ambasadorët e SHBA dhe Izraelit në Iftarin e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtroi iftar me rastin e muajit të Ramazanit. Morën pjesë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim me
ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler.


Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtroi iftar me rastin e muajit të Ramazanit. Mori pjesë diplomatja amerikane Yuri Kim, që i bashkohet kësaj feste.

I pranishëm ishte edhe ambasadori Izraelit, Noah Gal Gendler.

Si rrallë herë merrnin pjesë ambasadori Izraelit dhe diplomatja amerikane Yuri Kim. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve kërkoi nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare të kontribuojnë për paqen

“Veçanërisht ne, përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare në vendin tonë, duhet të mendojmë e punojmë në çdo rrahje të zemrës sonë, duke manifestuar dëshirat dhe përpjekjet për liritë dhe paqen fetare jo thjesht këtu, në Ballkan apo Evropë, por në krejt shpirtrat e besimtarëve. Të tillë, të bashkuar, do të jemi më pranë vëmendjes së Zotit, më pranë dashurisë njerëzore dhe vlerave universale të qytetërimit të kësaj epoke” tha Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Ambasadori izraelit vlerësoi harmoninë fetare në vendin tonë. “Vetëm nëse solidarizohemi me njeri-tjetrin dhe promovojmë të tilla vlera do të kuptojmë se mes feve ka shumë më shumë të përbashkëta sesa ndasi, dhe se ndasitë në fakt janë aq të papërfillshme kur ne fokusohemi tek thelbi, tek vlerat morale dhe njerëzore të cilat promovohen prej secilës nga fetë monoteiste. Shqipëria është shembulli më i mirë i mishërimit të këtyre vlerave, duke spikatur për bashkëjetesën dhe tolerancën fetare” tha ai. Të enjten besimtarët myslimanë kremtojnë fitër Bajramin, festa që përmbyll muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Sukses i kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Dhoma e Tregtisë së Stambollit (İTO) mori pjesë në Edicionin e 29-të Panairit të organizuar nga Klik Expo Group

Global 360

Presidenti Macron akuzohet për tradhti ndaj Francës!

Mori pjesë në një ceremoni hebraike brenda rezidencës së vet zyrtare, në Pallatin Elysée.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

Si do ta shkruante Inteligjenca Artificiale romanin tim “Komploti”!

Do të quhej : Komploti kundër Komplotit. Autor: Inteligjenca Artificiale. Çmimi: falas.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Sukses i kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Dhoma e Tregtisë së Stambollit (İTO) mori pjesë në Edicionin e 29-të Panairit të organizuar nga Klik Expo Group