Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme të lidhura me historinë, kulturën dhe letërsinë shqiptare


Nga Dr. Monika Stafa

Historiografia shqiptare ngaherë është bazuar me të drejtë në tezën se Arbëria e shekujve para-osmanë kishte nivelin e zhvillimit të njëjtë me vendet përgjatë pellgut të Adriatikut. Studiuesit e mesjetës madje këtë rajon të përbashkët kulturor e quajtën pellgu i Adriatikut, një metonomi për kontinentin evropian. Shumë të dhëna ndër dekada arritën ta provojnë këtë tezë. Por asnjëherë në rendin juridik derisa pak nga pak, ‘pellgu’ shkoi aty ku i takonte.

Në traditën e studimeve albanologjike, statutet, rregullat dhe ligjet e vendosjes së rendit urban kanë qenë për një kohë të gjatë një objekt i përjashtuar. Po përse të ketë ndodhur kjo?

Për shkak të një qëndrimi thellësisht puritan ndaj kufijve të kufizuar?

Apo sepse statutet dëshmojnë rregullat e vendosjes së jetës urbane në tokën arbërore dhe jo vetëm, por konsiderohen dhe si një qasje ndaj kulturës fetare?

Por ka dhe një arsye tjetër pse statutet kanë qenë dhe mbeten të përjashtuara; ato janë një kulturë e shkruar, ndërsa e drejta zakonore është një kulturë e pashkruar.

Shqipëria e shekujve të Mesjetës ishte një hapësirë historike që kishte përshtatur pa droje jetën lokale me statute dhe rregulla, njësoj si e gjithë Evropa dhe ky ishte sistemi që kishte prodhuar rendin sundues të Rilindjes, i cili, me synimin për t’u kthyer në origjinë, kishte idealizuar modelet antike të qyteteve republikane me këshilla dhe senate, me agorà dhe forume romanore.

Meqenëse antropologjia etno-gjyqësore për shqiptarët ka qenë një shkencë e lindur nga premisa romantike dhe kolonialiste, në shumicën e rasteve me frymëzim ekzotik, prej më shumë se dy shekujsh, identiteti i shqiptarëve është promovuar si identiteti i një populli kanunor, i vetëqeverisur me ligje të pashkruara. Kjo edhe për faktin se shkenca shqiptare ka mbajtur një qëndrim të heshtur ndaj ligjit të shkruar.

Dhe vonë, shumë më vonë ne njohëm Statutet e Shkodrës, Statutet e Drishtit, Statutet e Durrësit, ato të Ulqinit, të Danjës, të Tivarit, për t’i shtuar këto edhe me statute të tjera, si ai i Vlorës apo dhe të Lezhës që nga viti 1443.

Shumë studiues të huaj jo dashamirës ndaj cështjes shqiptare kanë pasur paragjykime negative mbi trashëgiminë anzhuine në Arbërinë e shekujve XIII- XV. Por shpejt përgjigja ndaj këtyre zërave ka qenë e sertë dhe e prerë mbi atë se si dhe në c’masë kanë ndikuar anzhuinët në sendërtimin e botëkuptimeve dhe proceseve konsoliduese në Arbërinë mesjetare. Një studim mirëfilli më shumë se elegant në prurjen e vet shkencore dhe artistike i ka mbërritur bibliotekës së cdonjërit që kujdeset thellësisht për rrënjët e veta dhe krenarinë arbërore kah perëndimit.

Me ‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’, Thomas Frashëri, ky shkrues i përkorë honesh në kërkim të dritës na pasuron me përmbysje botësh dhe shndërrime identitetesh në Arbërinë e shekujve 14 -të dhe 15-të.

Teza themelore që bashkon studimin është se midis kultit dhe kulturës arbërore me anën tjetër të bregdetit, nuk ka dhe nuk mund të ketë ndarje, deri në epokën moderne të shekullarizimit. Pikërisht kjo sjellje metodologjike parimore shkencërisht e provuar për frytshmërinë e saj na nxit ne të shtrojmë një pyetje themelore për dijet albanologjike që prej atyre shekujve: A ishin shqiptarët e periudhës arbërore pjesë e Rilindjes Europiane dhe a ka lidhje Rilindja e tyre Kombëtare me idetë e këtij “tërmeti të madh epokal”?

Dhe më pas, a ka një vazhdimësi midis periudhës humaniste europiane dhe ideve romantike kombëtare?

Në mos më shumë, autori ka identifikuar disa prej kryemiteve të përbashkët të kësaj periudhe, Arbërinë mesjetare: mitin e origjinës, mitin e hershmërisë, mitin e vendlindjes, mitin e gjuhës amtare, mitin e heroit, mitin e Arbërit – diku si realitet parësor historik e diku si kujtim i të parëve në “Motin e madh”. Prandaj, libri “Princa të Lilit” shfaqet si një vlerë e paçmuar që hedh dritë mbi ngjarje dhe dinamika me rëndësi për historinë tonë mesjetare. Sepse mbi të gjitha historishkrimi për gjysmën e dytë të shek. XIV ka mbetur ende i fosilizuar në një marrëdhënie të mbyllur mes aristokratëve arbërorë dhe Venedikut.

Mbeten gjithmonë me interes për lexuesin ato studime që vështrojnë raportet e fenomeneve kulturore ndërkombëtare, perandorake, të shfaqura për shkak të një fryme të përbashkët apo të një politike kulturore të përbashkët. Libri “Princa të Lilit” i Thomas Frashërit do t’u shërbejë studiuesve të historisë, të qytetërimit, të kulturës, të letrave shqipe, të gjuhës amtare edhe për këtë arsye.

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme të lidhura me historinë, kulturën dhe letërsinë shqiptare. Aty vihet re raporti i pandërprerë mes princave të Lilit të këtej dhe andej Adriatikut duke ndriçuar më shumë disa ndodhi dhe ndërveprime globale celës për kohën; për origjinat dhe shfaqjen në histori të Karl Topisë, për marrëdhëniet e tij me Durrësin, për formimin e vetëdijes shtetformuese në Arbëri falë “diplomacisë së dinastisë”, për pushtimin e Durrësit më 1385 nga Balsha II dhe mësymjet turke të së njëjtës epokë, për efektet e Skizmës së Madhe të Perëndimit në arealin arbëror, për rrjetin familjar të Topiajve dhe kështu me rradhë.

Në funksion të argumentimit se kjo epokë ishte edhe për ne nga kjo anë e Adriatikut, një epokë e shkëlqyer raportesh të ndërsjellta, autori si dhe capak historianë të tjerë të mesjetës vërteton edhe njëherë se jeta e fisnikërisë së kohës: heraldika, titujt, emblemat, stemat, vulat etj., por dhe marrëdhëniet diplomatike, tregtare, ekonomike, fetare me vendet e tjera, të cilat analizohen me hollësi (kemi parasysh lidhje të tilla si Topiajt me anzhuinët, paria e Himarës me Papatin, Kastriotët me Mbretin e Napolit etj.) janë të një niveli të lartë.

Mesjeta është një periudhë e gjatë dhe jo pa qëllim lënë pastudiuar nga historiografia jonë por Thomas Frashëri me anë të këtij studimi vulos për të disatën herë pas F. Dukës, Sh. Sinanit, P. Xhufit, A. Plasarit, etj., një dokumentacion të gjerë për teza të ndryshme shkencore në kuadër të idesë që kjo pjesë e botës ka qenë e mirëintegruar në atë sistem të madh vlerash të asaj kohe a më mirë epoke, që quhet Rilindje Europiane.

Lë të shërbejë ky punim si kontribut në interesin e shtuar që ka sot për Mesjetën arbërore!

Investime në zonat malore, Mazniku: Gati portali paketamaleve.gov.al për aplikime

Portali www.paketamaleve.gov.al, nga sot është aktiv për të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për të investuar në tokën…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Investime në zonat malore, Mazniku: Gati portali paketamaleve.gov.al për aplikime

Portali www.paketamaleve.gov.al, nga sot është aktiv për të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për të investuar në tokën…