Bashkia Pogradec, angazhim për mbrojtjen e banorëve dhe menaxhimin e situatave emergjente

Bashkia Pogradec mbetet e angazhuar maksimalisht për mbrojtjen e banorëve dhe menaxhimin e situatave emergjente.


Gjatë pasdites së sotme në territorin e Bashkisë Pogradec u shënua një situatë e pazakontë për shkak të stuhisë me erë të fortë dhe reshje shiu, e cila shkaktoi probleme në disa zona.

Në një njoftim, bashkia Pogradec bën me dije se falë reagimit në kohë të strukturave tona, në bashkëpunim me MZSH, Shërbimin Pyjor, NPR, NMIPP dhe Policinë Bashkiake, u arrit që situatat e krijuara të menaxhohen dhe të minimizohen dëmet.

Sipas bashkisë Pogradec, situata ishte më e ndërlikuar në fshatin Pojskë, ku një zjarr i përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, u izolua dhe u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të MZSH-së dhe mbështetjes së punonjësve të shërbimeve dhe Shërbimit Pyjor.

Pavarësisht dëmeve të pjesshme në një njësi shërbimi, u arrit të shpëtohet pjesa më e madhe e godinës dhe godinave të tjera në zonë.

Bashkia e Pogradecit cilëson se era e fortë shkaktoi gjithashtu thyerje pemësh dhe degësh, të cilat po pastrohen aktualisht nga Ndërmarrja e Gjelbërimit.

Sipas parashikimeve, moti i keq pritet të vijojë. Bashkia apelon që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Për çdo rast emergjence, kontaktoni numrat 127, 128 dhe 129.

Gjithashtu, ju lutemi të njoftoni kryetarët e fshatrave dhe njësive administrative për çdo problematikë të evidentuar.

Bashkia Pogradec mbetet e angazhuar maksimalisht për mbrojtjen e banorëve dhe menaxhimin e situatave emergjente.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Gjuha rome, pasuri e diversitetit tonë gjuhësor

Dita Botërore e Gjuhës Rome shënohet çdo vit më 5 nëntor, me qëllim promovimin, ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës rome,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Gjuha rome, pasuri e diversitetit tonë gjuhësor

Dita Botërore e Gjuhës Rome shënohet çdo vit më 5 nëntor, me qëllim promovimin, ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës rome,…