Miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, Bushi: Presim mbështetjen e madhe të tifozëve

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencën për mediet nga “Shtëpia e Futbollit”, pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.


Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencën për mediet nga “Shtëpia e Futbollit”, pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.

Tekniku kuqezi i konsideroi këto dy miqësore shumë të vlefshme dhe të rëndësishme, teksa foli edhe për listën e lojtarëve të grumbulluar, si dhe dy risitë e ardhura zinxhir nga ekipet Kombëtare të moshave, Adi Kurti dhe Alain Taho.

Në fund, Alban Bushi ftoi të gjithë tifozët për të mbështetur Kombëtaren U-21 në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjen ndaj Gjermanisë, që do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00.

“Kemi dy sfida shumë të rëndësishme, i konsideroj tepër të mëdha dhe me përgjegjësi, siç është Gjermania dhe Zvicra. Duhet të luajmë një futboll të bukur dhe rezultativ përpara publikut tonë në “Elbasan Arena”, gjithashtu edhe në ndeshjen me Zvicrën. Gjermania është nënkampione e Europës. E dimë forcën e tyre dhe emrin e madh që ata kanë. Por ne, si gjithmonë, do të futemi për fitore. Kemi pasur dy teste miqësore të kaluara, si me Hungarinë dhe Turqinë, që jam i kënaqur nga të dyja ndeshjet. Me Hungarinë fituam dhe me Turqinë humbëm, por ekipi tregoi shumë karakter në fushë dhe shumë shpresa për të ardhmen. Është një grup i ri, kemi bërë pak ndeshje miqësore me njëri-tjetrin, por dukemi shumë të fortë. Nga dita në ditë po rriten”, tha Bushi.

Për sa i përket Kurtit dhe Tahos, kanë qenë pjesë e moshave të ekipeve kombëtare. Ne kemi nevojë për mbrojtës dhe portier. Mendoj që të dy janë lojtarë që do të jenë pjesë edhe e Kombëtares A mbase në të ardhmen, sepse kanë shumë potencial. Për momentin i kemi afruar për t’i parë më nga afër, meqë janë edhe miqësore. Ta dimë edhe më mirë potencialin e tyre. Mendoj se janë dy lojtarë shumë premtues”, shtoi ai.

“Mendoj që kemi bërë maksimumin përsa i përket lojtarëve nga kampionati shqiptar. Nuk është se ka shumë. Këta të 6, mendoj, janë cilësorë dhe janë në formë, kanë minuta në këmbë, janë titullarë në ekipet e tyre. Mendoj se do të na ndihmojnë në këto dy ndeshje. Lojtarë që kanë qenë edhe më përpara, siç është Gudjufi. Ka qenë vjet, por nuk ka pasur shumë minuta. Tani ka filluar të luajë te Partizani, kam shumë besim te ai. Ndeshjen e fundit me Vorën e pashë live dhe m’u duk shumë në formë”, u shpreh Bushi.

“Me Gjermaninë është një sfidë e rëndësishme, që është me përgjegjësi të madhe. Kam besim te ekipi dhe që do të fitojmë këtë ndeshje, sepse luajmë në shtëpinë tonë. Duhet ta kënaqim ekipin me lojë dhe rezultat. Jemi ekip i ri, por kemi shumë besim. Kemi krijuar një grup shumë të fortë. Gjermania është ekip i fortë, por mund të themi që është e fortë në letër. Në fushë nuk kemi zbritur akoma. Do të luftojmë shumë deri në fund të të dyja ndeshjeve. Me Zvicrën na ka lënë një shije të mirë fitorja e fundit. Nuk e kemi frikë aspak. I kemi mundur. Duhet të bëjmë maksimumin në të dyja ndeshjet, përsa i përket strategjisë dhe lojës taktike që ne kemi vendosur të bëjmë me lojtarët. Grupi ka lojtarë që janë për ekipin, sakrifikojnë, që luajnë me pasion dhe dëshirë, luajnë për fanellën. Kjo është më e rëndësishme se talenti individual që mund të kemi”, theksoi Bushi.

“Kemi dy – tre lojtarë që po i presim akoma. Janë shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë, gjithashtu jemi në pritje të lojtarëve që janë cilësorë dhe kanë potencial. Po presim akoma për t’i marrë. Përsa i përket lojtarëve këtu, kemi lënë disa jashtë sepse nuk kanë qenë në formën optimale. Kevin Dodaj është i dëmtuar, ndërsa Daka i Vorës nuk ka marrë shumë minuta te Vora dhe për momentin nuk është i grumbulluar. Por, patjetër që është një lojtar që mund të na ndihmojë në të ardhmen” tha ai.

“Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme. Është një privilegj i madh të luash me këto lloj ekipesh, sidomos në ndeshje miqësore. Për ne nuk ka miqësore, sepse miqësoret bëhen në kuadër të Kampionatit Europian, por edhe emra si Gjermania dhe Zvicra të bëjnë t’i vlerësosh maksimalisht, pavarësisht se e njëjta gjë do të vlente edhe nëse do të luanim ndaj San Marinos. Por janë ekipe me të cilat mund të tregosh veten ku je dhe unë kam besim që do ta tregojmë veten shumë mirë në këto dy ndeshje. Janë ekipe të nivelit me të cilat do të ndeshemi gjatë Kampionatit Europian dhe na bëjnë mirë, pasi mësohesh duke u ndeshur me këta kundërshtarë. Të bëhet rutinë të përballesh me ekipe të forta. Shqipëria nuk ka pasur gjithmonë miqësore të forta, zakonisht kanë qenë të nivelit mesatar. Mendoj që këto dy miqësore na bëjnë mirë nga çdo aspekt”, u shpreh ai.

Bushi dha edhe një mesazh për tifozët për ndeshjen ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”, “sa herë luajmë në Elbasan, tifozë kemi pasur shumë. Unë e kuptoj që janë ndeshje miqësore dhe është ekipi U-21, por duhet përkrahur akoma më shumë. Elbasani na ka përkrahur gjithmonë. Mendoj se me Gjermaninë stadiumi do të jetë plot, sepse është një kundërshtar i fortë, por edhe ne jemi të fortë dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ne duam t’i kënaqim ata, si me lojë, ashtu edhe me rezultat”.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për gazetarin Enrik Mehmeti, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara për gazetarin Enrik Mehmeti, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.