Kinë, shënohet Dita e 10-të e Edukimit për Sigurinë Kombëtare

Rajonet dhe sektorët e ndryshëm në mbarë vendin organizuan aktivitete të ndryshme promovuese dhe edukuese për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me sigurinë kombëtare te të gjithë njerëzit.

Foto nga VCG

Më 15 prill u shënua Dita e 10-të e Edukimit për Sigurinë Kombëtare në Kinë. Rajonet dhe sektorët e ndryshëm në mbarë vendin organizuan aktivitete të ndryshme promovuese dhe edukuese për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me sigurinë kombëtare te të gjithë njerëzit.

Duke u mbështetur në temën “Dhjetë vjet thellim dhe vënie në zbatim e edukimit për sigurinë kombëtare të mbarë popullit”, në provinca dhe rajone si Shandong, Hebei, Ningxia, Qinghai etj., u hapën një numër ekspozitash tematike mbi bazat e edukimit për sigurinë kombëtare, parqe tematike, muze e burime të tjera, për të popullarizuar konceptin e gjithanshëm të sigurisë kombëtare.


Foto nga VCG

Në Pekin, Shangai, Chongqing, Xinjiang, Anhui etj. u promovua edukimi për sigurinë kombëtare në lagje e fshatra nëpërmjet leksioneve në vend, lojërave ndërvepruese dhe formave të tjera, për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë kombëtare të të gjithë popullit.

Në provincat Jiangsu, Zhejiang, Hunan, Henan etj., u organizuan mbledhje në klasa dhe aktivitete praktike me temën e “sigurisë kombëtare”, për të popullarizuar njohuritë mbi sigurinë kombëtare midis mësuesve e nxënësve.
Foto nga VCG

Në Liaoning, Jiangxi, Tianjin, Hainan etj. u përdorën mjete të ndryshme transporti, si metrotë, autobusët dhe anijet, për të krijuar një platformë të lëvizshme për promovimin e sigurisë kombëtare.

Ndërsa në Hong-Kong e Makao u mbajtën leksione dhe ekspozita tematike, për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve mbi ruajtjen e sigurisë kombëtare.


Foto nga VCG

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…