Ambasada Shqiptare në Greqi uron “7 Marsin”

Ambasada e Shqipërisë në Greqi uroi me anë të një postimi në rrjetet sociale “7 Marsin- Ditën e Mësuesit”


Ambasada e Shqipërisë në Greqi uroi me anë të një postimi, 7 Marsin- Ditën e Mësuesit.

Në kuadër të programit “Mësues për Greqinë”, më 2 Mars 2025, në Athinë, Kryeministri Edi Rama Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilluan një takim me 50 mësuesit e parë të përzgjedhur, së bashku me nxënës dhe prindër. ( Fotot janë nga takimi)

Kryeministri Rama vlerësoi kontributin e Ambasadores Hajdaraga për përkushtimin e saj në këtë nismë, si dhe falënderoi mësuesit për rolin e tyre kyç në ruajtjen e gjuhës shqipe.

Postimi i Ambasadës Shqiptare në Greqi

📚 Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit✨

🗓️ Sot është dita për të nderuar dhe falënderuar mësuesit, dritën e dijes dhe themelin e një shoqërie të fortë. Me përkushtimin dhe pasionin e tyre, ata mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe për brezat e ardhshëm, veçanërisht në diasporë.

📌 Në këtë frymë, Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm në mbështetje të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi. Në kuadër të programit “Mësues për Greqinë”, Kryeministri Edi Rama Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilluan një takim me 50 mësuesit e parë të përzgjedhur, së bashku me nxënës dhe prindër.

➡️ Kryeministri Rama vlerësoi kontributin e Ambasadores Hajdaraga për përkushtimin e saj në këtë nismë, si dhe falënderoi mësuesit për rolin e tyre kyç në ruajtjen e gjuhës shqipe. Ai theksoi se ky është vetëm fillimi i një programi ambicioz për sigurimin e mësimit të shqipes në të gjitha zonat ku ka fëmijë shqiptarë.

ℹ️ 📄 Si pjesë e këtij procesi, më 2 mars u nënshkruan 50 kontratat e para të punëd mes mësuesve dhe Ambasadës së Shqipërisë në Athinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit dhe mbështetjes financiare të mësuesve që do të jenë ura e gjuhës dhe identitetit shqiptar në Greqi.

🙏🏻 📖 Faleminderit të gjithë mësuesve që me pasion dhe përkushtim mbrojnë gjuhën tonë! Ju jeni drita që ndriçon rrugën e brezave të ardhshëm!✨

#Gëzuar7Marsin #MësuesPërGreqinë #RuajmëGjuhënShqipe #IdentitetiShqiptar #DitaEMësuesit

Rama: Synojmë një Shqipëri pa para cash brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Synojmë një Shqipëri pa para cash brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e…