Spiropali në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit: I pari Kryetar Kuvendi me origjinë shqiptare në botë

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka kujtuar sot Ismail Qemalin, themeluesin e Shqipërisë së Pavarur, në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta.


Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka kujtuar sot Ismail Qemalin, themeluesin e Shqipërisë së Pavarur, në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta.

“Kujtojmë sot, në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta, Ismail Qemalin, themeluesin e Shqipërisë së pavarur.

Shumë është folur e do të flitet për Ismail Qemalin, por sot do të doja të shquaja një fakt, në pamje të parë episodik, por me shumë rëndësi në mozaikun e aventurës politike të njërit ndër më të shquarit burra shteti të kombit tonë”, thotë Spiropali.

“Në kujtimet e tij të botuara në 1920 në Londër, duke përshkruar ngjarjet plot me të papritura të Perandorisë në vitet 1908-1909, gjejmë një pasazh interesant mbi karrierën e tij politike. Pak më vonë mbërriti Kryesekretari, i cili solli Hatt-in, të shoqëruar me ceremonialin e rastit. Menjëherë pas kësaj u hap seanca, tani me deputetë të tjerë, përveç gjashtëdhjetë të parëve, dhe unë u zgjodha njëzëri Kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe zura vend në drejtim!”.

Sipas Spiropalit, kjo ishte një detyrë, e cila për shkak të dramaticitetit dhe vrullit të ngjarjeve të asaj kohe, zgjati shumë pak, por që ka domethënien e vet historike.

“Ismail Qemali ishte i pari personalitet politik me origjinë shqiptare që zgjidhet Kryetar Kuvendi, qysh prej kohës që filozofi francez Monteskie kishte hedhur idenë e ndarjes së pushteteve. Historia e tij politike paraprin shumë dhimbje të jetës politike shqiptare, pas largimit të tij nga qeveria në 1914. I provoi të gjitha dramat e persekutimit politik: arrestimin, internimin, dënimin me vdekje. Por asgjë nuk e ndaloi të frymëzonte, organizonte dhe shpallte Pavarësinë e Shqipërisë”, thekson kryetarja e Kuvendit.

“Përvoja e tij dinjitoze politike dhe administrative si Guvernator i pesë provincave, Sekretar Shteti dhe Kryetar Kuvendi, i kishin dhënë të gjitha atributet që të pranohej njëzëri nga të gjithë atdhetarët shqiptarë si demijurgu i Shqipërisë së Pavarur. Kujtimet dhe shkrimet rreth këtij personaliteti të jashtëzakonshëm nxjerrin në pah një përmasë të fisme e madhore të karakterit të tij: edukimin me dashurinë për atdheun më të cilën ushqeu fëmijet e tij, por edhe gjithë shqiptarët, dhe bujaria që dëshmoi në zanafillën e shtetit tonë, duke shpenzuar të ardhurat e tij familjare për nevojat dhe punët e shtetit”, shprehet Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, në fund shton se ky përvjetor sjell vëmendje për orientimin politiko-kulturor evropian të Ismail Qemalit.

“Im atë, i cili kishte marrë arsimim evropian, …donte, qysh kur isha i vogël, të ushqente tek unë zell dhe shije për kulturën evropiane”!

Burimi ATSH

Raporti i OECD, Gonxhja: NMV-të, shtylla e punësimit në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot të dhënat e fundit nga raporti i OECD “Economic Convergence…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Raporti i OECD, Gonxhja: NMV-të, shtylla e punësimit në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot të dhënat e fundit nga raporti i OECD “Economic Convergence…