Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, Celibashi takim me ambasadorin britanik

Ambasadori Abbott e siguroi Komisionerin për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Komisionit dhe rolit të tij të rëndësishëm në garantimin e standardeve demokratike në zgjedhjet e ardhshme.


Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në një takim ambasadorin britanik në Tiranë, Nicholas Abbott me të cilin diskutoi mbi përgatitjet e KQZ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Diskutimi mes Celibashit dhe Abbott u përqendrua në parandalimin e krimeve zgjedhore, luftën kundër blerjes së votave, parandalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore, si dhe garantimin e integritetit të kandidatëve.

“Pasi diskutuam mbi zhvillimet dhe mjedisin politik në këtë periudhë parazgjedhore, u thelluam mbi temën e votimit nga jashtë dhe sfidat e organizimit të këtij procesi. Ndamë pikëpamjet dhe përpjekjet tona mbi çështje me rëndësi si masat e marra për parandalimin e shitblerjes së votës, shmangies së abuzimit të burimeve shtetërore në fushatë dhe rritjen e rolit të institucioneve të tjera në luftën kundër krimeve zgjedhore”, u shpreh Celibashi.

Po ashtu, u diskutua edhe mbi plotësimin nga ana e KQZ të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe nevojës së implementimit të plotë të rekomandimeve që kërkojnë ndërhyrje legjislative nga Kuvendi.

“Diskutuam në detaje për risitë e Platformës së Raportimit Financiar dhe promovimin e rolit mbikëqyrës të shoqërisë civile mbi financimet zgjedhore. Dakordësuam rëndësinë unike të procesit të ardhshëm zgjedhor që lidhet me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE”, theksoi komisioneri.

Ambasadori Abbott e siguroi Komisionerin për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Komisionit dhe rolit të tij të rëndësishëm në garantimin e standardeve demokratike në zgjedhjet e ardhshme.

“Si partnerë, Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të mbështetur rrugëtimin demokratik të Shqipërisë dhe bën thirrje që të gjitha institucionet të mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratën e ambasadës në një postim në rrjetet sociale.

Mazniku takim me biznesin në Elbasan: Bashkëpunim për nxitje ekonomike e vende të reja pune

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, takoi në Elbasan përfaqësues të bizneseve duke adresuar sfidat dhe mundësitë e…

Global 360

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë

Në ditën e parë të mandatit të dytë, Presidenti Donald Trump shpalosi vizionin për një Amerikë më të guximshme dhe…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mazniku takim me biznesin në Elbasan: Bashkëpunim për nxitje ekonomike e vende të reja pune

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, takoi në Elbasan përfaqësues të bizneseve duke adresuar sfidat dhe mundësitë e…