AIDSSH: “Mësojmë nga e kaluara”, qasje e re e mësimit të historisë përmes librit

Në kuadër të platformës edukative “Mësojmë nga e Kaluara (1944-1991)”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi sot një takim frymëzues me nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Hamdi Muça”, Shkallnur, Durrës.


Në kuadër të platformës edukative “Mësojmë nga e Kaluara (1944-1991)”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi sot një takim frymëzues me nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Hamdi Muça”, Shkallnur, Durrës.

Ky ishte takimi i katërt në kuadër të turit të leximit, një nismë e mbështetur nga Këshilli i Europës (KiE), e cila do të vazhdojë deri në maj 2025, dhe u hap nga dr. Ornela Elezi, drejtore e Kërkimit Shkencor dhe Edukimit Qytetar dhe Vilma Kadesha, eksperte e KiE në Tiranë.

Libri “Dielli lind në Spaç”, i shkruar nga Rovena Rrozhani, u përdor si një udhërrëfyes për të zbuluar periudhën e errët të komunizmit në Shqipëri. Përmes moderimit të Elona Riskës, specialiste pranë AIDSSH, nxënësit reflektuan dhe diskutuan mbi një kohë që ata nuk e kanë përjetuar, por që mbart mësime të rëndësishme për dinjitetin dhe të drejtat e njeriut. Ata u njohën me realitetin e kampit-burg të Spaçit, një vend ku të burgosurit politikë përjetuan vuajtje dhe represion të papërshkrueshëm.

Dorian Zanaliu, pjesë e grupit të punës që mblodhi mbi 60 dëshmi audiovizuale të ish-burgosurve politikë të Spaç, solli një punim audivizual, i cili tërhoqi vëmendjen e nxënësve, përmes dokumenteve fotografike, mjete të propagandës së regjimit, si materiale indoktrinuese që justifikonin shkeljen e të drejtave të njeriut, burgosjen e tyre dhe dënimet kapitale.

Takimi vijoi edhe me shfaqjen e dokumentarit “3 ditët e lirisë”, një bashkëprodhim i AIDSSH dhe KiE, i cili dokumenton revoltën e Spaçit si simbol i rezistencës ndaj diktaturës.

Kërshërisë të nxënësve dhe mësuesve për t’u njohur edhe mbi dokumentet arkivore ku është mbështetur libri “Dielli Lind në Spaç”, sektori i edukimit drejtuar nga dr. Brunilda Çërraga, iu përgjigj me një vizitë informuese në një nga sallat e arkivit të AIDSSH, ku ruhen dokumente origjinale që pasqyrojnë historinë dhe vuajtjet e të burgosurve.

Drejtori i Arkivit, Anton Dukagjini dhe eksperti i kërkimit shkencor dr. Edlir Orhani folën mbi rëndësinë që ka dokumenti arkivor për të qartësuar fakte historike. Nxënësit plotësuan një pyetësor që do të përdoret si bazë për të ndërtuar materiale mësimore më të qarta dhe më të përshtatshme për platformën digjitale.

Ky tur leximi synon të ndihmojë nxënësit dhe mësuesit të kuptojnë të kaluarën e errët të komunizmit dhe të nxjerrin mësime për të ndërtuar një të ardhme më demokratike.

Nxënësit dolën nga ky takim me një pasqyrë më të qartë mbi njërën nga periudhat më të vështira të historisë sonë kombëtare.

Ky tur është pjesë i iniciativës së përbashkët me projektin e Këshillit të Evropës “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.

Global 360

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë

Në ditën e parë të mandatit të dytë, Presidenti Donald Trump shpalosi vizionin për një Amerikë më të guximshme dhe…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.