Xi thekson rëndësinë e studimit dhe zhvillimit të teorisë marksiste në epokën e re

U mbajt në Pekin mbledhja e punës për projektin e studimit dhe zhvillimit të teorisë marksiste.

Foto nga VCG

Të premten u mbajt në Pekin mbledhja e punës për projektin e studimit dhe zhvillimit të teorisë marksiste. Gjatë kësaj mbledhjeje u përcollën udhëzimet e rëndësishme të Sekretarit të Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, si edhe president i Kinës, Xi Jinping, për projektin e studimit dhe zhvillimit të teorisë marksiste në epokën e re. Në këto udhëzime Xi thekson se ky është një projekt bazë dhe strategjik për zhvillimin idelogjik dhe teorik të Partisë. Gjatë 20 vjetëve të fundit, projekti ka sjellë një sërë arritjesh me cilësi të lartë, duke luajtur një rol kyç në studimin dhe promovimin e teorive inovative të Partisë, si edhe në konsolidimin e pozicionit udhëheqës të marksizmit në fushën ideologjike.

Xi theksoi se, në këtë epokë të re dhe fazë të re, duhet të ruhet tradita dhe njëkohësisht të nxitet inovacioni, si edhe të vendoset fokusi në studimin, promovimin dhe zbatimin e Mendimit të Socializmit me Karakteristika Kineze për Epokën e Re, duke thelluar kërkimet sistematike e shkencore dhe duke përmirësuar efektivitetin dhe përshtatshmërinë e studimit dhe promovimit. Xi gjithashtu vuri në dukje nevojën për të ndjekur “dy kombinimet”, përkatësisht kombinimin e parimeve bazë të marksizmit me çështjet konkrete të Kinës dhe kulturën tradicionale kineze. Ai tha se është i rëndësishëm hulumtimi i çështjeve kryesore që lidhen me modernizimin e stilit kinez dhe përtëritjen e kombit kinez. Po ashtu, duhet përshpejtuar ndërtimi i një sistemi të pavarur të njohurive në shkencat shoqërore dhe filozofinë kineze, si edhe përgatitja e talenteve të nivelit të lartë në fushën teorike, për të dhënë një kontribut më të madh në përshtatjen e marksizmit në Kinë dhe në epokën e re.

Në këtë mbledhje mori pjesë e mbajti një fjalim edhe anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike dhe sekretari i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK-së Cai Qi.

BURIMI: CGTN

Lexo më shumë nga

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.

Global 360

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë

Në ditën e parë të mandatit të dytë, Presidenti Donald Trump shpalosi vizionin për një Amerikë më të guximshme dhe…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.