Brazil, nis transmetimi i sezonit të tretë të dokumentarit “Citimet e preferuara të Xi Jinping-ut” në portugalishte

Me rastin e pjesëmarrjes së presidentit kinez Xi Jinping në Samitin e 19-të të G20-s dhe vizitës shtetërore në Brazil me ftesën e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, të dielën nisi në mediet braziliane transmetimi i sezonit të tretë të dokumentarit “Citimet e preferuara të Xi Jinping-ut” në gjuhën portugeze.


Me rastin e pjesëmarrjes së presidentit kinez Xi Jinping në Samitin e 19-të të G20-s dhe vizitës shtetërore në Brazil me ftesën e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, të dielën nisi në mediet braziliane transmetimi i sezonit të tretë të dokumentarit “Citimet e preferuara të Xi Jinping-ut” në gjuhën portugeze, duke përfshirë Kompaninë Kombëtare Mediatike, Grupin Mediatik “Bandeirantes”, Televizionin SBT, Grupin Mediatik “Box”, Televizionin e Ri të Verilindjes etj.

Sezoni i tretë i dokumentarit “Citimet e preferuara të Xi Jinping-ut” në versionin e gjuhës portugeze fokusohet në tema të tilla si bashkësia e fateve të përbashkëta të njerëzimit, trashëgimia dhe inovacioni kulturor, mbrojtja e biodiversitetit dhe shkëmbimet mes qytetërimeve etj. Nëpërmjet përzgjedhjes së citimeve të veprave klasike kineze në fjalimet, artikujt dhe bisedat e presidentit Xi Jinping, dokumentari shfaq themelet kulturore të modernizimit kinez.

Që nga e diela, gazeta me tirazhin dhe ndikimin më të madh në Brazil, “Folha de S.Paulo”, do të njoftojë për dy ditë me radhë për transmetimin e dokumentarit. Në artikull thuhet se, me tregimin e citimeve dhe kulturës kineze, dokumentari “Citimet e preferuara të Xi Jinping-ut” sqaron mendimet e Kinës për respektimin e shumëllojshmërisë së qytetërimeve botërore, duke pasqyruar kontributin e Kinës për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta të njerëzimit.

Që nga 19 nëntori, video promocionale e sezonit të tretë të dokumentarit “Citimet e preferuara të Xi Jinping-ut” në gjuhën portugeze do të transmetohet me vijim në ekran të madh jashtë dhomës në ndërtesa kryesore të kryeqytetit Brazilia dhe përgjatë rrugëve nga aeroporti ndërkombëtar i Brazilias në qendrën e qytetit.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…