Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë

Gjatë zhvillimit të COP29, në Baku, Azerbajxhan u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe Masdar, gjigandit të Emirateve të Bashkuara, për krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në Shqipëri.


Gjatë zhvillimit të COP29, në Baku, Azerbajxhan u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe Masdar, gjigandit të Emirateve të Bashkuara, për krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje në rrjetet sociale nga nënshkrimi i marrëveshjes, teksa thekson se, kjo kompani do të investojë në Shqipëri dhe rajon.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi këtë marrëveshje nga më të rëndësishmet në sektorin energjetik me ndikim të gjerë në rajon.

Në një prononcim të saj, Balluku tha se, “Gjatë zhvillimit të COP29 në Baku, përveç të gjitha paneleve ku ne kemi fatin e madh të promovojmë një Shqipëri e cila prodhon 100% energji të rinovueshme, sot kemi firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit me gjigandin Masdar”.

“Kjo kompania emiratase operon prej kohësh në Ballkan, por tashmë ka vendosur një bashkëpunim të qenësishme me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha në Shqipëri”, tha Balluku.

Përfaqësuesi i kompanisë Masdar vuri në dukje se, “si një lider global në energjinë e rinovueshme Masdar është krenar që ka nënshkruar këtë marrëveshje me Shqipërinë,në veçanti me KESH-in”.

“Kemi krijuar një partneritet të përbashkët dhe po zhvillojmë projekte të energjisë së rinovueshme në vend”, theksoi ai.

Sipas tij, Masdar është shumë aktiv në rajonin e Ballkanit.

“Në fakt jemi një nga kompanitë më të mëdha të energjisë së rinovueshme në botë. Jemi të lumtur të bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare dhe KESH për këtë projekt strategjik i cili do të shfrytëzojë burimet e jashtëzakonshme të energjisë së rinovueshme që Shqipëria ka. Presim të punojmë për ecurinë e këtij projekti”, u shpreh përfaqësuesi i Masdar.

Ministrja Balluku e e mbylli mesazhin e saj, duke cilësuar këtë të sotmen një ditë të rëndësishme pasi siç tha ajo, “energjia dhe ekonomia e rinovueshme janë prioritet kryesor për Shqipërinë”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Sfidat e sigurisë, zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5)

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sfidat e sigurisë, zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5)

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor