Rama: Kush abuzon me sigurimet shoqërore do arrestohet si hajdutët e energjisë, rritje e bonusit për pensionistë që këtë vit

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se, lufta ndaj informalitetit do të ngrihet në një nivel të ri, në emër të pensionistëve dhe për pensionistët.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se, lufta ndaj informalitetit do të ngrihet në një nivel të ri, në emër të pensionistëve dhe për pensionistët.

Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së në Durrës, Rama u shpreh se, “për pensionistët, kemi bërë sa kemi mundur, asnjëherë sa kemi dashur dhe të paktën nuk na ka gënjyer kurrë mendja se kemi bërë sa duhet”.

Rama shtoi se, “pensionet janë pjesa më sfiduese e transformimit ekonomik që ne po sjellim. Pensionistët dinë ta çmojnë më mirë sesa kushdo tjetër punën tonë për Shqipërinë, prandaj edhe na kanë votuar besnikërisht në shumicë në të gjitha betejat tona zgjedhore”.

“Javën e dytë të muajit të ardhshëm ne do të nisim, jo vetëm të ndajmë me pensionistët një pasqyrë të të dhënave dhe të ideve tona për rritjen e pensioneve, në rrugën e Shqipërisë 2030, por do të fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Ky plan, për të cilin po punohet prej muajsh nga një grup institucionesh dhe ekspertësh nën drejtimin e MEKI, do të synojë pikërisht përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej nivelit aktual të bonusit të fundvitit dhe indeksimeve të përvitshme të pensioneve”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, “rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë, si shtet, si qeveri, si shoqëri e posaçërisht si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të neveritshëm të fshehjes së pagave reale, të cilat për pasojë godasin në mënyre të drejtpërdrejtë të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin çka u takon pensionistëve”.

Kjo do të thotë, u shpreh Rama, “që ne do të bëjmë me kuotat e sigurimeve shoqërore atë që bëmë me faturat e energjisë elektrike dhe ata që nuk u paguajnë punonjësve sigurimet shoqërore sipas pagës së tyre reale do t’i trajtojmë njësoj si hajdutët e energjisë elektrike”.

“Jemi sot vendi me taksat dhe me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore më të ulëtat në rajon. Nuk ka asnjë vend në Ballkanin Perëndimor se nuk po shkoj në Evropë se është e kotë t’i hysh krahasimeve, ku biznesi i vogël të ketë zero tatim fitimi dhe zero tvsh. Nuk ka asnjë vend në rajonin tonë që tvsh-në e turizmit ta ketë 6% dhe pagat e deklaruara në industrinë e turizmit t’i ketë shpeshherë më shumë se gjysma e pagave reale. Nuk ka asnjë vend në rajon me të ardhurat që kemi ne nga sektori i ndërtimit në raport me PBB-në dhe pagat e deklaruara të sektorit të ndërtimit t’i ketë kaq më të ulëta sesa ne krahasuar me pagat reale”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, ky fenomen shtrihet pak a shumë në të gjithë sektorin privat dhe ka ardhur koha që lufta ndaj tij të ngrihet në një nivel të ri, jo në emër të informalitetit, por në emër të pensionistëve, për pensionistët.

“Këtu nuk flitet për të rritur taksa, sepse ne do ta mbajmë zero taksën e biznesit të vogël deri në vitin 2029, ashtu siç e kemi premtuar disa vite më parë, por nga ana tjetër do të shtrëngojmë ndjeshëm rrethin e bizneseve që bëjnë më shumë sesa 140 mijë euro xhiro në vit dhe kamuflohen si biznes i vogël duke fshehur të ardhurat reale dhe bashkë me fshehjen e të ardhurave reale duke mbajtur atë që duhet të shkojë në xhepin e pensionistëve”, tha Rama.

“Ndërkohë biznesi i madh duhet ta ketë shumë të qartë se nëse nuk do rritje të tatimit mbi fitimin të nominuar për pensionistët, duhet të paguajë kokërr më kokërr çdo qindarkë që u takon pensionistëve dhe të sëmurëve natyrisht”, u shpreh Rama.

“Ndërsa vetë pensionistët duhet ta dinë dhe do ta shohin konkretisht në angazhimin dhe në veprimet tona se nga njëra anë lufta frontale kundër informalitetit të pagave për punonjësit e sektorit privat do të jetë e gjithanshme dhe nga ana tjetër ne do të fillojmë ta rrisim bonusin për ta qysh këtë fundvit”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Kostumet tradicionale popullore malazeze

Pjesët kryesore të kostumeve të grave janë: këpucët, pantallonat e gjera, rripi, këmisha e mëndafshtë me kopsa, jeleku etj.

Global 360

Osmani takon delegacionin e kongresistëve amerikanë në konferencën e Munihut

Në Konferencën e Sigurisë në Munih merr pjesë ‘ajka’ e diplomatëve botërorë

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kostumet tradicionale popullore malazeze

Pjesët kryesore të kostumeve të grave janë: këpucët, pantallonat e gjera, rripi, këmisha e mëndafshtë me kopsa, jeleku etj.