Paris 2024: Mbi 600 testime anti-doping për notarët kinezë, zero shkelje

Notarët kinezë janë lojtarë më të testuar në pishinat e Parisit.


Notarët kinezë në Olimpiadën e Parisit 2024 janë përballur me testime të shumta anti-doping. Asnjë shkelje nuk është gjetur, panvarësisht akuzave në disa media. Ndërkohë, në një deklaratë të saj, Agjencia Botërore e Antidopingut vuri në pikëpyetje integritetin e Agjencisë së Antidopingut të ShBA-së (USADA).


Notarët kinezë janë lojtarë më të testuar në pishinat e Parisit.

Sipas të dhënave të publikuara më 23 korrik nga World Aquatics, numri total i testimeve për ekipin kinez të notit ka mbikaluar 600 të tilla, që nga janari 2024. Çdo notar është testuar gati 21 herë, kurse rivalët e tyre kryesorë vetëm 4-6 herë.

World Aquatics është federata ndërkombëtare, e certifikuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për administrimin e garave ndërkombëtare të sporteve ujore.

“Ata janë testuar në mënyrë të plotë,” u shpreh Drejtori i Komunikimit i KON, Mark Adams në një konferencë shtypi.


Disa media citojnë testimet pozitive të 23 lojtarëve kinezë në 2021, shtatë muaj para Olimpiadës së Tokios. Mirëpo hetimet treguan se lojtarët i morën substancat e ndaluara në mënyrë aksidentale, pasi kishin ngrënë ushqime të kontaminuara, një rast jo dhe aq i pazakontë në botë.

David Lappartient, Anëtar Bordi i WADA – Agjencia Botërore Anti-doping, tha se “nuk ka patur shkelje të rregullave anti-doping (këtë herë).”

Një deklaratë e publikuar nga Agjencia Botërore e Antidopingut ka vënë në pikëpyetje integritetin e Agjencisë së Antidopingut të ShBA-së (USADA), e cila akuzohet se ka lejuar sportistët që kanë marrë doping të garojnë për vite të tëra, duke shkelur drejtpërdrejt Kodin Botëror të Antidopingut dhe vetë rregullat e USADA-s.


“Kjo skemë e USADA-s ka kërcënuar integritetin e garave sportive, të cilin Kodi kërkon të mbrojë”, thuhet në deklaratë. “Në kundërshtim me pretendimet e bëra nga USADA, WADA nuk ndjek praktikën e lejimit të mashtruesve me anë të drogës të konkurrojnë për vite, me premtimin që ata të përpiqen të sigurojnë prova inkriminuese kundër të tjerëve.”

WADA tha gjithashtu se kishte zbuluar të paktën tre raste kur sportistët që kishin kryer shkelje serioze të rregullave të antidopingut u lejuan të vazhdonin të konkurronin për vite me radhë, ndërkohë që vepronin si agjentë të fshehtë të USADA-s, pa e njoftuar WADA-në.


Më pas WADA përmendi disa shembuj të detajuar. “Në një rast, një atlet i nivelit elitar, i cili konkurroi në kualifikimet olimpike dhe veprimtaritë ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, pranoi se kishte marrë steroide e EPO, por u lejua të vazhdonte të garonte deri kur e la sportin.”

“Rasti i tyre nuk u publikua kurrë, rezultatet nuk u skualifikuan kurrë, paratë e çmimeve nuk u kthyen kurrë dhe asnjë pezullim nuk u bë kurrë.”

WADA nuk dha emrat e atletëve në fjalë, duke përmendur shqetësimet e sigurisë në rast se ata përballeshin me hakmarrje.

WADA e quajti gjithashtu “ironike dhe hipokrite” që USADA dyshonte për organizata të tjera të dopingut, ndërsa vetë lejoi që mashtruesit të vazhdonin të konkurronin në rast se do t’i ndihmonin të kapnin shkelës të tjerë të mundshëm.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Manjani: Nuk humbet asnjë ditë pune

Nga 1 qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Manjani: Nuk humbet asnjë ditë pune

Nga 1 qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.