Balla: Të parandalohen në kohë rastet që cenojnë seriozisht jetën e pushuesve

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot në një reagim se, duhet rritur vigjilenca edhe më shumë dhe duhet një koordinim më i mirë mes shërbimeve të angazhuara për sigurinë gjatë sezonit turistik, me qëllim që të parandalohen në kohë rastet që cenojnë seriozisht jetën e pushuesve


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot në një reagim se, duhet rritur vigjilenca edhe më shumë dhe duhet një koordinim më i mirë mes shërbimeve të angazhuara për sigurinë gjatë sezonit turistik, me qëllim që të parandalohen në kohë rastet që cenojnë seriozisht jetën e pushuesve.

Balla theksoi se, “Policia Kufitare, Njësia Policore Detare dhe të gjitha shërbimet e tjera të rendit që patrullojnë nga toka përgjatë vijës bregdetare duhet ta kenë të qartë që perimetri i sigurisë në plazhet e vendit është i paprekshëm.

Balla solli rastin e Velipojës, ku një drejtues i mjetit lundrues Jet Ski kreu manovra të rrezikshme, duke cenuar sigurinë e pushuesve në Velipojë dhe u ndëshkua me masë administrative 100,000 lekë.

“Manovra të rrezikshme si këto në Velipojë duhet të marrin fund dhe të referohen në Prokurori si rrezikim jete për pushuesit”, u shpreh Balla.

Balla ftoi pushuesit të denoncojnë çdo rast të cenimit të qetësisë dhe sigurisë së tyre në plazhet e vendit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër dhe të Njësisë Policore Detare, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, gjatë patrullimeve në vijën bregdetare, nisur nga njoftimet e patrullave policore që patrullojnë në tokë përgjatë vijës bregdetare, për një mjet lundrues Jet Ski i cili kryente manovra të rrezikshme në plazhin e Velipojës, kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin e tij. Drejtuesi i mjetit lundrues, pasi konstatoi shërbimet e Policisë Kufitare, mbylli mjetin lundrues dhe u largua.

Pas verifikimeve të kryera, bazuar edhe në filmimet e publikuara në rrjetin social JOQ, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin B. B., me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Ski.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor