Rritja ekonomike në pesë mujorin e parë të vitit 2024 e qëndrueshme dhe me cilësi të lartë

Zhvillimi ekonomik në pesë mujorin e parë të vitit 2024 ka treguar përputhshmërinë me konceptin e President Xi Jinping mbi ekonominë.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Ekonomia kombëtare në pesë mujorin e parë të vitit 2024 ka vazhduar rimëkëmbjen me rritje të qëndrueshme të prodhimit, rikthim në vazhdim të kërkesës, punësim dhe çmime përgjithësisht të qëndrueshme si dhe bilanc tregtar pozitiv në rritje. Zhvillimi ekonomik në pesë mujorin e parë të vitit 2024 ka treguar përputhshmërinë me konceptin e President Xi Jinping mbi ekonominë. Modeli i ri i zhvillimit nënkupton “pesë konceptet kryesore të zhvillimit”, që janë inovacioni teknologjik, koordinimi ekonomik, zhvillimi i ekonomisë së gjelbër, ekonomi e hapur si dhe një ekonomi gjithëpërfshirëse e zhvillimit rajonal dhe e balancuar ndërmjet zonave urbane dhe rurale

Prodhimi industrial u rrit me rritëm të shpejtë dhe në veçanti ai i prodhimit të pajisjeve të teknologjisë së lartë. Në muajin maj, vlera e shtuar totale e ndërmarrjeve industriale u rrit me 5.6 për qind nga viti në vit. Sa i përket sektorëve, vlera e shtuar e minierave u rrit me 3.6 për qind nga viti në vit, industria përpunuese u rrit me 6.0 për qind, prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike, termike, gaz dhe ujë me 4.3 për qind. Vlera e shtuar e prodhimit të pajisjeve është rritur me 7.5 për qind dhe ajo e prodhimit të teknologjisë së lartë është rritur me 10.0 për qind. Për sa i përket produkteve, prodhimi i pajisjeve të printimit 3D, makinave elektrike dhe qarqeve të integruara u rrit përkatësisht me 36,3 për qind, 33,6 për qind dhe 17,3 për qind nga viti në vit.


Montimi i makinave Lynk & Co. në punishten e prodhimit të makinave/CFP

Sektori i shërbimeve ka vazhduar të rikuperohet dhe shërbimet janë rritur krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar. Në muajin maj, indeksi i prodhimit të shërbimeve u rrit me 4.8 për qind nga viti në vit. Indeksi i prodhimit të shërbimeve të transmetimit të informacionit, softuerëve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit, qiradhënies dhe shërbimeve të biznesit, transportit, magazinimit dhe shërbimeve postare, si dhe tregtisë me shumicë dhe pakicë u rrit përkatësisht me 12,9 për qind, 8,8 për qind, 5,6 për qind dhe 5,0 për qind nga viti në vit. Në pesë muajt e parë, indeksi i prodhimit të shërbimeve u rrit me 5.0 për qind nga viti në vit. Indeksi i aktivitetit të biznesit si shërbimet postare, telekomunikacioni, transmetimi, shërbimet e transmetimit televiziv dhe satelitor, softueri i internetit dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, si dhe kultura, sporti dhe argëtimi treguan nje rritje të lartë duke u zgjeruar prej 55.0 për qind.


Tregu i natës në qytetin Jiuquan të provincës Gansu/CFP

Ecuria e shitjeve të tregut u rikuperua dhe shitjet e mallrave të konsumit treguan rritje te shpejtë. Në maj shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 3,921.1 miliardë juanë, me një rritje prej 3.7 për qind nga viti në vit. Analizuar sipas zonave shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në zonat urbane arritën në 3,411.1 miliardë juanë, me një rritje prej 3.7 për qind nga viti në vit. Në zonat rurale shitjet arriten në 510.0 miliardë juanë, me një rritje prej 4.1 për qind. Në pesë muajt e parë, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 19,523.7 miliardë juanë, me një rritje prej 4.1 për qind nga viti në vit. Shitjet me pakicë në internet arritën në 5,766.9 miliardë juanë, me një rritje prej 12.4 për qind nga viti në vit. Konkretisht, shitjet me pakicë në internet të mallrave fizike ishin 4,828.0 miliardë juanë, me një rritje prej 11.5 për qind, duke zënë 24.7 për qind të totalit të shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit. Në pesë muajt e parë, shitjet me pakicë të shërbimeve u rritën me 7.9 për qind nga viti në vit.

Investimet në aktivet fikse u rritën dhe veçanërisht investimet në industritë e teknologjisë së lartë u rritën me një rritëm shumë të lartë. Në pesë muajt e parë, investimi në asetet fikse (duke përjashtuar familjet rurale) arriti në 18,800.6 miliardë juanë, me 4.0 përqind më shumë nga viti në vit. Investimi në aktive fikse u rrit me 8.6 për qind. Konkretisht, investimet në infrastrukturë u rritën me 5.7 për qind nga viti në vit, në industrinë përpunuese u rriten me 9.6 për qind. Ndërsa në zhvillimin e pasurive të paluajtshme pati një rënie me 10.1 për qind. Sipas industrisë, investimet në industrinë parësore janë rritur me 3.0 për qind nga viti në vit, në atë dytësore me 12.5 për qind dhe në atë terciare kanë ruajtur të njëjtin nivel nga viti në vit. Investimet në industritë e teknologjisë së lartë u rritën me 11.5 për qind nga viti në vit, nga të cilat investimet në prodhimin e teknologjisë së lartë dhe shërbimet e teknologjisë së lartë u rritën përkatësisht me 10.4 për qind dhe 14.3 për qind. Për sa i përket prodhimit të teknologjisë së lartë, investimet në prodhimin e automjeteve dhe pajisjeve të hapësirës ajrore dhe në prodhimin e pajisjeve elektronike dhe të komunikimit u rritën përkatësisht me 53.1 për qind dhe 10.4 për qind. Për sa i përket shërbimeve të teknologjisë së lartë, investimet në shërbimet e e-commerce dhe në shërbimet e informacionit u rritën përkatësisht me 32.5 për qind dhe 19.1 për qind.

default

Ura mbi Lumin Hanjiang në qytetin Yicheng është në ndërtim/CFP

Importet dhe eksportet e mallrave u rritën me ritme te larta dhe struktura e tregtisë vazhdoi të optimizohet. Në maj, vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave ishte 3,707.7 miliardë juanë, me një rritje prej 8.6 për qind nga viti në vit. Vlera totale e eksporteve ishte 2,147,1 miliardë juanë, me një rritje prej 11,2 për qind, dhe vlera totale e importeve ishte 1,560,7 miliardë juanë, me një rritje prej 5,2 për qind. Bilanci tregtar ishte suficit ne 586.4 miliardë juanë. Në pesë muajt e parë, vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave ishte 17,504.2 miliardë juanë, me një rritje prej 6.3 për qind. Vlera totale e eksporteve ishte 9,950.2 miliardë juanë, me një rritje prej 6.1 për qind. Vlera totale e importeve ishte 7,554.1 miliardë juanë, me një rritje prej 6.4 për qind. Eksportet e produkteve mekanike dhe elektrike u rritën me 7.9 për qind, duke zënë 59.0 për qind të vlerës totale të eksporteve.

Punësimi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm dhe shkalla e papunësisë së anketuar në zonat urbane u ul nga viti në vit. Në pesë muajt e parë, shkalla e papunësisë urbane e anketuar ishte mesatarisht 5.1 për qind, ose 0.3 pikë përqindje më e ulët se ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Në maj shkalla e papunësisë urbane e anketuar ishte 5.0 për qind, e njëjtë me atë të prillit, ose 0.2 pikë përqindje më e ulët se ajo e të njëjtit muaj të vitit të kaluar. Shkalla e papunësisë urbane e anketuar në 31 qytete të mëdha ishte 4.9 për qind, ose 0.1 pikë përqindje më e ulët se ajo e prillit dhe 0.6 pikë përqindje më e ulët se ajo e të njëjtit muaj të vitit të kaluar.

Çmimet e konsumit treguan qëndrueshmëri dhe çmimet e prodhimit për produktet industriale dëshmuan një rënie. Në maj indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0.3 për qind nga viti në vit. Të grupuara sipas kategorive të mallrave, çmimet e ushqimeve, duhanit dhe alkoolit ranë me 1.0 për qind nga viti në vit; veshjet u rritën me 1.6 për qind; i banesave me nje rritje ne 0.2 për qind; artikujt dhe shërbimet për përdorim ditor janë rritur me 0.8 për qind; transporti dhe komunikimi me rritje ne 0.2 për qind; arsimi, kultura dhe rekreacioni me rritje ne 1.7 për qind; shërbimet mjekësore dhe kujdesi shëndetësor janë rritur me 1.5 për qind; dhe artikuj e shërbime të tjera u rritën me 3.6 për qind. Në muajin maj, çmimet e prodhimit të produkteve industriale ranë me 1.4 për qind nga viti në vit.


Çmimet e konsumit treguan qëndrueshmëri/CFP

Në përgjithësi, ecuria ekonomike ka qenë përgjithësisht e qëndrueshme në muajin maj me përmirësim të treguesve kryesorë. Gjithsesi është e nevojshme qe të thellohen reformat dhe të zgjerohet hapja, të konsolidohet rimëkëmbja ekonomike dhe të vazhdohet efektivisht me një rritje ekonomike me cilësi më të lartë.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA