Kadia: Linjë direkte fluturimesh Baku-Tiranë, nxisim investimet

Marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy vendeve, ndërsa vuri në dukje se marrëdhëniet diplomatike datojnë nga fillimi i viteve ’90.


Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me kandidatin për ambasador të Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, aktualisht zv/ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të komisionit, Kadia u ndal te marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy vendeve, ndërsa vuri në dukje se marrëdhëniet diplomatike datojnë nga fillimi i viteve ’90.

“Me kalimin e viteve bashkëpunimi dypalësh është zgjeruar me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik. Energjia është shfaqur si një fushë kyçe e interesit të përbashkët. Vetëm para 1 viti ne festuam 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Në këto 3 dekada kemi dëshmuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi themele të forta të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të frytshëm”, u shpreh Kadia.

Pas hyrjes në fuqi në 15 qershor të marrëveshjes për liberalizimin e vizave mes dy vendeve, Kadia nënvizoi rëndësinë e krijimit të fluturimeve direkte midis Bakusë dhe Tiranës.

“Kjo do të lehtësonte dhe promovonte më tej turizmin duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të mundësive për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare. Hap i mëtejshëm janë investimet direkte edhe në fushën e turizmit që do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të dy vendeve. Investitorë nga Azerbajxhani kanë investuar tashmë në turizëm në vendet e rajonit dhe përvoja pozitive në vendet e rajonit shpresoj të shërbejë si model për të tërhequr investimet e ngjashme në Shqipëri”, u shpreh Kadia.

Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik në sektorin e energjisë, të cilin e cilësoi si një nga aspektet më të rëndësishme të marrëdhënieve bilaterale.

“Projekti i korridorit jugor të gazit natyror i cili përfshin edhe segmentin TAP është një projekt strategjik që lidh Azerbajxhanin me Italinë përmes disa vendeve, përfshirë dhe Shqipërinë. Megjithatë deri tani Shqipëria nuk ka pasur përfitime në gaz natyror nga ky projekt pavarësisht se linja e gazit kalon përmes territorit tonë. Objektivi ynë është që Shqipëria të bëhet përfituese e këtij projekti të gazit natyror”, u shpreh Kadia.

Ndaj, sipas tij, gjatë 3 viteve të fundit kontaktet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit janë intensifikuar ndjeshëm.

“Kjo dëshmon angazhimin e të dyja palëve për të jetësuar një projekt strategjik që pritet të sjellë përfitime të mëdha për qytetin e Korçës ku është bërë studimi paraprak për sa i përket gazifikimit të qytetit”, shtoi ai.

Lexo më shumë nga

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…