
Tag: Besart Kadia
Ambasadori i Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, takim me Mammad Talibov, Drejtor i Departamentit të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Baku, e përfaqësuar nga Ambasadori Dr. Besart Kadia dhe Këshilltari Dr. Dorian Koçi, zhvilloi një takim me Grupin e Punës për Marrëdhëniet Ndërparlamentare Azerbajxhan–Shqipëri të Mexhlisit të Republikës së Azerbajxhanit, të kryesuar nga Prof. Dr. Elman Khudamoglu Nasirov.
Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë potencial për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi përmes produkteve natyrore, investimeve dhe tregtisë.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të Republikës së Azerbajxhanit z. Fuad Naghiyev, në kuadër të përpjekjeve për të zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e turizmit.
U nënshkrua në Baku, Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Kombëtare të Shkencave të Azerbajxhanit (AMEA).
Forcimi i lidhjeve akademike dhe kulturore mbetet një shtyllë e rëndësishme e partneritetit ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe e mirëkuptimit të ndërsjellë.
Marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy vendeve, ndërsa vuri në dukje se marrëdhëniet diplomatike datojnë nga fillimi i viteve ’90.






