Begaj “Qytetar Nderi” i Drenasit: Ta ndërtojmë një Kosovë dhe Shqipëri më të begatë e më të drejtë

Presidentit Bajram Begaj iu dha sot titulli “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit, për kontribut të shquar për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.


Presidentit Bajram Begaj iu dha sot titulli “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit, për kontribut të shquar për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci teksa ka falënderuar presidentin Begaj për promovimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës, ka nënvizuar se roli i tij edhe gjatë kohës së luftës ishte i madh.

Duke folur për ata që dhanë shumë për liri, Lladrovci ka kujtuar edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët mbahen në Hagë.

Në anën tjetër edhe Presidenti Begaj, derisa ka falënderuar për titullin, ka theksuar se historia e Drenasit është histori krenarie, ndërsa tha se qytetarët e saj kanë rol të rëndësishëm për gjithë vendin.

Ndërkaq, Begaj ka zhvilluar takim edhe në Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e përcakton arsimin si një të drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e përcakton arsimin si një të drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një…