Arkitektët e Piramidës i bashkohen Veliajt në “Fan Zone”

Atmosfera festive në “Fan Zone” në sheshin “Skëndërbej” vijon të mbajë të mbërthyer tifozët


Atmosfera festive në “Fan Zone” në sheshin “Skëndërbej” vijon të mbajë të mbërthyer tifozët. Krahas tifozëve kuqezi për të ndjekur ndeshjen mes Spanjës dhe Italisë kryebashkiakut Erion Veliaj këtë mbrëmje i janë bashkuar edhe arkitektët e Piramidës.

“Ne kemi pasur një eksperiencë fantastike, është gjeneruar një energji kaq e bukur, edhe dje në orën tre të drekës në pikun e vapës dhe këtu ishte plot. Do të thotë që emocioni që është ndërtuar me performancën e kombëtares ka prekur të gjithë njerëzit. Pavarësisht se ishte 40 gradë. Jam këtu me arkitektët e Piramidës të cilët sigurisht ishin shumë të lumtur që kishin një sfilatë te Piramida por u thashë hajde shikoni dhe një hapësirë tjetër sesi është transformuar qendra në një stadium të vërtetë”, tha Veliaj.

Atmosfera e krijuar në zemër të Tiranës, Veliaj shtoi se i ngjan asaj që mund të përjetohet në një stadium të vërtetë. “Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në Gjermani ky është ambienti më afër një stadiumi të vërtetë”, shtoi kryebashkiaku.

Qytetari i pari i Tiranës u kujtoi edhe njëherë qytetarëve se të gjithë ata të cilët nuk kanë mundësi për të parë nga afër ndeshjet e kombëtares shqiptare Bashkia e Tiranës ka krijuar dy “Fan Zone” të cilat u shërbejnë tifozëve për të përjetuar në mënyrë të paharrueshme emocionet e ndeshjeve.

“Shpresoj që sot të kënaqen njerëzit dhe më vjen mirë që jo vetëm këtu, por edhe te Stadiumi Selman Stërmasi, Kinostudio, Kombinat kemi bërë disa hapësira. Fakti që Tirana është plot me jetë më bën vërtetë të lumtur”, tha më tej ai.

Ndërsa shprehu mbështetjen e përzemërt për Kombëtaren Shqiptare, Veliaj e ka quajtur arritje të mëdha faktin që sot luajmë në Kampionatin Europian, një garë futbollistike madhore, mes ekipeve më të mira. Apeli që Veliaj pati për kritikët e Kombëtares, ishte që ta duam gjithnjë, jo vetëm kur jep rezultate të mira.

“Një tifoz i mirë nuk të do vetëm kur je mirë, se shoh disa njerëz që kur nuk del skuadra mirë, fillojnë dhe shajnë. Unë them kush të do, të do gjithmonë. Ne duhet ta duam gjithmonë kombëtaren. Kur ne bëhemi si ata zevzekët që kur gjërat shkojnë mirë bëjmë lajka, por kur ke ndonjë sfidë të vogël jemi të parët që dyshojmë, nuk më duket e drejtë.

Vetëm fakti që kemi ardhur deri këtu, është një arritje shumë e madhe për një komb të vogël. Po të jemi pak më të mirë me njëri tjetrin, unë them se e mira prodhon mirësi. Shumë prej atyre që bërtasin dhe i bëjnë kritika kombëtares nuk i kam parë ndonjëherë në fushë, është shumë kollaj nga divani të bësh analistin dhe shumë e vështirë të jesh aty dhe të vraposh.

Energjia e mirë prodhon më shumë energji të mirë. Unë jam me parimin që pozitiviteti prodhon më shumë pozitivitet. Them që kombëtarja tashmë na ka bërë krenarë. Flasim për kombe me 60 mln banorë, akademi futbolli që kanë filluar pra se ne të shpallim pavarësinë. Tashmë kemi arritur shumë, çdo gjë më sipër është sukses i madh”, përmbylli ai.
“Vetëm fakti që kemi ardhur deri këtu, është një arritje shumë e madhe për një komb të vogël. Po të jemi pak më të mirë me njëri tjetrin, unë them se e mira prodhon mirësi. Shumë prej atyre që bërtasin dhe i bëjnë kritika kombëtares nuk i kam parë ndonjëherë në fushë, është shumë kollaj nga divani të bësh analistin dhe shumë e vështirë të jesh aty dhe të vraposh.

Energjia e mirë prodhon më shumë energji të mirë. Unë jam me parimin që pozitiviteti prodhon më shumë pozitivitet. Them që kombëtarja tashmë na ka bërë krenarë. Flasim për kombe me 60 mln banorë, akademi futbolli që kanë filluar para se ne të shpallim pavarësinë. Tashmë kemi arritur shumë, çdo gjë më sipër është sukses i madh”, përmbylli ai.

Lexo më shumë nga

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

CNN: “Bond Tower” – rrokaqielli i frymëzuar nga baleti së shpejti në Tiranë

Bond Tower, do të jetë një ndërtesë banimi dhe hotel 50-katëshe, i projektuar nga kompania portugeze e arkitekturës OODA