Mete: Miratojmë brenda verës instrumentet e Planit të Rritjes, agjendë ambicioze reformash

Ministri i Financave, Ervin Mete mori pjesë sot në takimin e ministrave të Financave dhe atyre të Çështjeve Evropiane të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi me temë “Një rajon, vizion i përbashkët”.


Ministri i Financave, Ervin Mete mori pjesë sot në takimin e ministrave të Financave dhe atyre të Çështjeve Evropiane të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi me temë “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Në këtë takim i cili mbahet një ditë para Samitit të Liderëve Rajonalë u diskutua për Planin e Rritjes dhe masat konkrete që synojnë përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian.

Ministri Mete në fjalën e tij u shpreh se procesi i miratimit të Planit të Rritjes brenda BE-së ka ecur me ritme të shpejta dhe se tani do të kontribuojë për të përshpejtuar reformat dhe rritur konvergjencën mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Plani i Rritjes ka krijuar një moment reformash. Tashmë jemi në fazën e dakordësimit final të masave të këtij Plani dhe instrumentet financiare qe lidhen me të priten të kalojnë në Parlament brenda verës”, tha ai.

Ministri theksoi se Shqipëria është në një fazë të përparuar sa i përket anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), ku rezulton ndër vendet e para në rajon që ka dërguar tashmë para-aplikimin dhe po përgatitet të aplikojë zyrtarisht në muajin qershor.

Gjithashtu, Ministri Mete vlerësoi mundësitë e ofruara nga BE përmes Planit të Rritjes, ku qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të përfitojnë një sërë lehtësish dhe masash konkrete, përpara se të bëhen anëtare të BE-së.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Zgjerimit në KE, Gert Jan Koopman, vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit, ndërsa theksoi se Plani i Rritjes përfshin një set reformash ambicioze dhe sfiduese për rajonin.

Ai inkurajoi vendet e Ballkanit Perëndimor të vijojnë me ritmin e lartë të reformave, duke theksuar edhe njëherë mbështetjen e Komisionit në procesin e integrimit.

E pranishme në këtë takim ishte Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, e cila u ndal te progresi i bërë nga vendi ynë në procesin e integrimit dhe reformave që synohet të ndërmerren edhe në kuadër të Planit të Rritjes.

Në takimin e Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor në Kotor u diskutua gjithashtu edhe Programi për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit 2.0, një iniciativë që shihet si një vazhdimësi dhe përmirësim i mëtejshëm i fazës së parë të programit të zbatuar nga Banka Botërore, si edhe për çështje të tjera bashkëpunimi me interes të përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.