Kodheli në takimin e Grupit Special për Mesdheun dhe Lindjen e Mesme të AP të NATO-s

Në 6-8 maj 2024 në Romë dhe Napoli të Italisë u mbajt takimi i Grupit Special për Mesdheun dhe Lindjen e Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP NATO).


Në 6-8 maj 2024 në Romë dhe Napoli të Italisë u mbajt takimi i Grupit Special për Mesdheun dhe Lindjen e Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP NATO).

Kuvendi i Shqipërisë u përfaqësua në këtë takim nga Mimi Kodheli, kryetare e Delegacionit të Përhershëm Parlamentar pranë AP NATO dhe anëtare e këtij grupi.

Në takimin në Romë morën pjesë, ndër të tjera, ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, si dhe ai i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë, Gilberto Pichetto Fratin dhe Shefi i Shtabit të FA-ve, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, i caktuar si Kryetari i 34-të i Komitetit Ushtarak të NATO-s, detyrë që e merr nga janari 2025.

Gjatë punimeve treditore u diskutua mbi çështjet e sigurisë të lidhura veçanërisht me situatën delikate në Afrikën e Veriut dhe sfidat e përbashkëta migratore, që rrjedhin edhe nga kriza ushqimore, roli i aktorëve si Irani dhe vendet e Gjirit në dinamikën e rajonit, ndikimi rus dhe ai kinez.

Në hapje të aktivitetit, kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana tha se “aleanca e NATO-s luan një rol thelbësor veçanërisht në këtë periudhë historike pas agresionit rus kundër Ukrainës dhe përballë rreziqeve të kërcënimeve të tjera sistematike si “terrorizmi, sulmet kibernetike apo dezinformimi”.

Fontana nënvizoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare duke e cilësuar si forca lëvizëse për marrëdhëniet shumëpalëshe për ndarjen e vlerave të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.

Aktiviteti u shtri edhe në Napoli ku delegacioni vizitoi dhe u njoh nga afër me misionin dhe detyrat që ka Komanda e Forcave të Bashkuara NATO.

Kjo qendër është përgjegjëse për misionet e NATO-s ndër të tjera edhe në Ballkan, përfshirë këtu edhe atë të KFOR në Kosovë si dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Parlamentarët diskutuan veçanërisht për situatën e tensionuar në Ballkan dhe implikimet që kjo mund të sjellë në të ardhmen.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…