Peleshi: Do të riaktivizojmë industrinë ushtarake, interes nga investitorë vendas e të huaj

Shqipëria synon të riaktivizojë përmes investimeve zhvillimin e industrive të reja ushtarake në plotësim edhe të kërkesave në rritje të tregut botëror.


Shqipëria synon të riaktivizojë përmes investimeve zhvillimin e industrive të reja ushtarake në plotësim edhe të kërkesave në rritje të tregut botëror.

Këtë e konfirmoi sot ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një prononcim për medie, pas mbledhjes së qeverisë.

Duke folur mbi industrinë ushtarake, Peleshi u shpreh se për fat të keq ka një kërkesë të madhe në tregun botëror për municione e armatim.

Shqipëria, sipas tij, “është nga vendet e pakta në rajon dhe Europë që nuk e ka të zhvilluar, por e ka të fjetur industrinë e vet të dikurshme ushtarake”.

“Natyrisht ka nevojë për investime, për investitorë, nuk mund të zhvillohet kjo sipërmarrje private nga shteti, apo nga ish-ndërmarrjet shtetërore. Ndërmarrjet shtetërore tani ne i kemi në proces transformimi në shoqëri aksionere, të paktën në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha Peleshi.

Ministri theksoi se “jemi të hapur dhe në pritje të ofertave dhe interesimeve që nuk mungojnë nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë por sipërmarrje vendase”.

“Synojmë ta riaktivizojmë përmes investimeve dhe ta vëmë në punë sektorin, për të zhvilluar industri të reja ushtarake në plotësim edhe të kërkesave në rritje të tregut, për fat të keq për shkak të konflikteve që sa vijnë edhe shtohen”, tha ai.

Ministri u shpreh se aktualisht kemi Poliçanin, uzinën e lëndëve plasëse të Mjekësit dhe kombinatin e Gramshit.

“Poliçani s’ka fare aktivitet, dy tjerat kanë pak aktivitet, që lidhet me demontimin dhe sigurojnë disa të ardhura për të mbajtur veten e vet. Nuk kanë detyrime si në rastin e Poliçanit”, tha Peleshi.

Ministri konfirmoi se ka pasur veçanërisht interes për industrinë tonë ushtarake nga investitorë të huaj që kanë parë potencialin e tyre.

“Vitin e kaluar ne synuam ta qasim në mënyrë më profesionale duke bërë një vlerësim me Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s me qendër në Luksemburg. Bëmë një raport vlerësimi që të dimë më mirë se sa investime do të duhen dhe si janë projeksionet e tregut. Tani jemi më të qartë për të investuar. Kryeministri e ka thënë shumë qartë. Ne duam të ndryshojmë qasjen nga ‘Shqipëria 1 euro’, te Shqipëria partnere në çdo investim të përbashkët qoftë me investitorë të huaj, apo vendas. Këtë u prezantojmë edhe investitorëve potencialë, që tani janë në fazën e shprehjes së interesit dhe inspektimit të këtyre industrive. Ka disa të tillë”, tha Peleshi.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…