Shqipëria, anëtare e besueshme e NATO-s për stabilitet e siguri

Kuvendi i Shqipërisë mirëpriti sot takimin e Komisionit për Demokraci dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 prill.


Kuvendi i Shqipërisë mirëpriti sot takimin e Komisionit për Demokraci dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 prill.

Në hapje të takimit përshëndeti Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Organizimi i këtij takimi në Kuvend rikonfirmon rolin dhe kontributin aktiv të Shqipërisë në Aleancë. Si anëtare e NATO-s, Shqipëria është rasti më tipik që dëshmon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga madhësia e vendeve anëtare, as nga pasuria, as nga niveli i zhvillimit, as nga historiku dhe jetëgjatësia në Organizatë. Por nga përkushtimi i sinqertë për paqen, sigurinë dhe lirinë e kombeve”, tha Nikolla.

“Ne shqiptarët, e kemi fituar besimin dhe bindjen e Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të mëdhenj e të NATO-s, me përkushtimin tonë të qartë, të vendosur dhe pa asnjë dilemë në zbatimin e vendimeve të Aleancës”, theksoi ajo.

“Investimi për paqen dhe sigurinë nuk sjell siguri, por ushqen procesin, institucionet dhe vlerat demokratike. Kjo sinergji ka më shumë domethënie në kushtet e luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme”, u shpreh Nikolla.

“Shqipëria është sot lidere rajonale në luftën kundër influencave joperëndimore në rajon. Këto influenca nuk janë më ideologjike dhe kulturore, por rreziqe të ndërhyrjeve të drejtpërdrejta në sistemet tona, në funksionimin e institucioneve, agjencive dhe të proceseve të zhvillimit”, theksoi kryetarja Nikolla.

Përfaqësuesi i Komisionit për Demokraci dhe Siguri, Vasile Dincu, përgëzoi Kuvendin dhe Qeverinë e Shqipërisë “për lidershipin e vendit si një partner i denjë dhe aktiv i Aleancës, për rolin dhe kontributin e Shqipërisë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, për kontributin aktiv në misionet paqeruajtëse të NATO-s, të cilat vlerësohen shumë nga Aleanca”.

Mimi Kodheli, kryetare e Delegacionit të Përhershëm Parlamentar të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATOS-s, vuri në dukje se, “Shqipëria është një anëtare e vyer dhe aleate e besueshme e NATO-s. Shqipëria e konsideron bashkëpunimin dhe rritjen e besimit midis aleateve dhe partnereve qofshin këta rajonale apo mbare botërore, si një element kyç për promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes, kudo. Kjo filozofi e përqasje qëndron në themel të politikës sonë të jashtme”.

“Rajoni i Ballkanit, përtej retorikes politike, ka njohur zhvillime të rëndësishme në drejtim të integrimit euroatlantik, ndërkohë që ky proces përbën edhe makinerinë kryesore për kryerjen e reformave dhe ruajtjen e stabilitetit në vendet e tij. Bashkëpunimi dhe perspektiva euroatlantike janë thelbësore për t’i mbajtur vendet e rajonit tonë në rrugën e demokracisë paqes dhe prosperitetit”, tha Kodheli.

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…