“Shanse të zhvillimit të Kinës, s’duhet të humbim”

Raporti i punës së qeverisë kineze u miratua pak ditë më parë në sesionin vjetor të organit ligjvënës suprem në Pekin.


Raporti i punës së qeverisë kineze u miratua pak ditë më parë në sesionin vjetor të organit ligjvënës suprem në Pekin. Për çështjet e përmendura në këtë dokument që interesojnë botën, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Grupi Mediatik i Kinë ftoi një grup ekspertësh shqiptarë të ekonomisë, sipërmarrësish dhe studiuesish të analizonin rreth objektivave të rritjes ekonomike prej 5% të qeverisë kineze për vitin 2024, hapjes së vendit ndaj investimeve të huaja etj. Ndërkohë, ata, duke iu referuar shtimit të shkëmbimeve midis Shqipërisë dhe Kinës, u shprehën optimistë për mundësi të shumta bashkëpunimi dypalëshe. Ndër të tjera ata vlerësojnë se turizmi është një fushë me interes shkëmbimesh që pritet të rritet, por dhe furnizimi i tregut shqiptar me automjete elektrike kineze.


Z. Albert Rakipi kryetar i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare(Foto:CMG)

Albert Rakipi kryetar i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, ish-zv.ministër i jashtëm i Shqipërisë, lidhur me marrëdhëniet e pritshme midis Shqipërisë dhe Kinës në vitin 2024, theksoi se “është një moment i mire historik sepse këtë vit mbushen 75 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit me Kinën. Është një moment i mire për të reflektuar nga qeveria shqiptare që duhet të aplikojë një qasje më kreative kur është fjala për marrëdhëniet ekonomike me Kinën. Ai vuri në dukje se “Marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë janë në tranzicion aktualisht dhe është e domosdoshme të ketë një lloj reflektimi.

Për rolin e Kinës në konfliktet Rusi-Ukrainë, Albert Rakipi tha se përpjekjet e Kinës janë vlerësuar nga BE-ja e SHBA-ja. Ndërsa, për konfliktin Izrael-Palestinë, “është shumë i rëndësishëm fakti që Kina mbështet një zgjidhje me formulën “ me dy shtete” dhe se “Kjo zgjidhje është e mbështetur nga SHBA-ja, Kina dhe BE-ja.


Zonë rurale e qytetit Zhangjiagang, provincë Jiangsu(Foto:VCG)

Duke iu referuar të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, eksperti Enriko Ceko tha se “PBB-ja e Kinës është 5.2% , por çfarë ka përtej këtij prodhimi? Të ardhurat për person janë rritur në 5.7% dhe nga ana tjetër dhe produktiviteti për punëtorë është rritur në më shumë se 5.5-6% në varësi të sektorit. Kjo rritje e qëndrueshme ekonomike vërtet është në shifra relative 5.2% , por në shifra absolute është disa herë më e madhe se rritja ekonomike e Kinës në shifrën 10 % para 10 vjetëve”.

Lidhur me vlerësimin nga institucionet ndërkombëtare financiare për objektivin e rritjes ekonomike të Kinës prej 5 për qind, eksperti Ceko u përgjigj “Unë i referohem Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm vitin e kaluar që monedhën kineze RMB e futi në shportën e monedhave të forta ndërkombëtare. Ky vendim e mbyll të gjithë debatin se sa e fortë është ekonomia kineze.”

Zak Topuzi, Kryetar i Degës së Hotelerisë, Shoqata Shqiptare e Turizmit shprehu optimizëm për rritjen e numrit të turistëve kinezë në Shqipëri këtë vit. Ai nënvizon se “ parashikohet që gjatë viteve në vijim, numri i vizitorëve nga tregjet e mëdha si Kina, vendet e Gjirit Persik, etj., do të rritej me shumë në Ballkan”.

Topuzi, duke theksuar rritjen e turistëve nga Kina në Ballkan, i bëri thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa menjëherë, për t’i dhënë zhvillim kapaciteteve akomoduese.” Kina është një treg i rëndësishëm për shqiptarët, qofte edhe për vizitat e rëndësishme turistike”, tha ai.


Z. Ilirjan Koxhioni, CEO i Euroasia Group jep intervistë për CMG-në


Vizitorë në pavijonin e BYD-së, prodhues kinez i makinave me energji të reja, IAA Mobility 2023, 6 shtator 2023, Mynih, Gjermani(Foto:VCG)

Sipërmarrësi shqiptar Ilirjan Koxhioni, CEO i Euroasia Group theksoi perspektivën e shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kinës.

Lidhur me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Shqipërisë dhe Kinës, Koxhioni tha se “Rritja ekonomike e Kinës nuk është vetëm për grupime globale, por edhe për vende në nivele të veçanta, si, p.sh., në rastin e Shqipërisë.

Sipas tij, “Potenciali i marrëdhënieve Shqipëri – Kinë është jashtëzakonisht premtues. Kina është burimi i tretë më i madh i importeve të Shqipërisë. Disa nga sektorët kyç të Shqipërisë që do të nxisin rritjen ekonomike të saj në të ardhmen mbivendosen dukshëm me Kinën, për shembull energjia e rinovueshme dhe turizmi.

Prandaj, mundësitë për tregti me kapacitete të mëdha dhe projekte të lidhura me tregtinë, si qendra te prodhimit të teknologjisë së gjelbër dhe inovacionit, janë të larta. Ai mendoi se Shqipëria duhet të prezantohet si një qendër tregtare rajonale, në bashkëpunim me Kinën, për linjat e montimit ose të prodhimit të produkteve dhe teknologjive me vlerë të lartë.

Sipas tij, Euroasia Group kohët e fundit ka filluar të importojë modele të zgjedhura kineze, që i përshtaten fuqisë blerëse të tregut shqiptar dhe atij rajonal.


Dr.Marsela Musabelliu, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit(Foto:CMG)

Dr.Marsela Musabelliu, Drejtore Ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit në intervistë për CMG, tha se “Kemi dëgjuar muajt e fundit që flitet me një lloj pesimizmi nga mediat e tjera sa i përket ekonomisë kineze, por në fakt siguria dhe konfidenca e kompanive vendase siç u pa nga rezultatet nuk është ashtu siç raportohet. Kina po projektohet që në vitin 2024 të ketë një rritje ekonomike prej 5 për qind.

Krahasimet që bëhen për nivelin e pesimizmit që shikohet ka të bëjë më shumë me faktin se bota është mësuar të shohë një rritje të Kinës dyshifrore, prej 12 apo 14 për qind”.

Ndër të tjera Musabelliu u shpreh “Në Dy Sesionet pamë injektimin e impulseve të reja për rritjen e konsumit të brendshëm, si mund të konsumojnë më shumë kinezët që tani përbëjnë një shtresë të mesme të popullsisë prej 400 milionë njerëzish. Ndërkohë kompanitë e huaja janë të mirëpritura në tregun kinez”.

Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi, bëri të ditur se “Brenda këtij muaji do të kemi një sesion në Shqipëri që lidhet me panairet më të mëdha në botë, ku një pjesë e madhe e bizneseve shqiptare që kanë dëshirë të marrin informacion nga Panairi i Kantonit do të jenë pjesë e një bashkëbisedimi virtual midis rreth 60 kompanive shqiptare, të cilat kërkojnë partnerë në Kinë”.


Eksperti i ekonomisë, z.Bardhi Sejdarasi (Foto:CMG)

Eksperti Bardhi Sejdarasi vuri në dukje se në raportin e punës së qeverisë kineze “u theksua që t’i jepet rëndësi inovacionit dhe profesionalizmit. Në këtë mënyrë të gjitha shtetet krijojnë elementin e konkurrueshmërisë që është i nevojshëm në zhvillimin e ekonomisë.” Elemente të tilla që kanë filluar praktikim në Kinë do të nxisin shumë parametrat e vendosur dhe bota, Europa por dhe Shqipëria do të kenë më shumë mundësi të marrin informacion dhe të kenë më shumë akses në tregun kinez, duke përfituar nga përvoja kineze.

Gazetari i njohur, njëherësh ekspert i ekonomisë Fatos Çoçoli në një analizë më 5 mars, komenton: “Të gjithë analistët, si ata vendas dhe të huaj, bashkohen në konstatimin e tyre, se në ekonominë e dytë më të madhe të botës, për vitin 2023 u shtua ndjeshëm konsumi. Qeveria kineze ka kërkuar të nxisë prodhimin, përmes implementimit të teknologjisë së lartë në të gjithë sektorët prodhues dhe po synon vetë-mjaftueshmërinë teknologjike. Ajo ka në objektiv një rritje më të qëndrueshme të ekonomisë së vendit, të mbështetur nga shërbimet ndaj konsumatorit dhe produktet e teknologjisë së lartë dhe të inteligjencës artificiale”.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

MPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen…

Global 360

Osmani me Trump dhe Macron: Aleanca euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MPJ “vishet” portokalli: Të përkushtuar për ndalimin përfundimtar të dhunës me bazë gjinore

Shqipëria, si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, rikonfirmon angazhimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen…