Ambasada shqiptare, aktivitet për nder të mësuesve të gjuhës shqipe në Greqi

Certifikata Mirënjohje nga Ambasada për mësuesit. Ambasadorja Hajdaraga: Nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm!


Në kuadër të Ditës së Mësuesit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë zhvilloi një aktivitet për nder të mësuesve të kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi.

Ambasadorja Hajdaraga bëri një prezantim të projekteve dhe aktiviteteve për mësimdhënien e gjuhës shqipe, me përfshirjen aktive të diasporës shqiptare në Greqi.

“Në këtë mision kaq të rëndësishëm nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm.”, tha ambasadorja Hajdaraga.

Aktiviteti u përshëndet nga Zëvëndës Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo.

Aktiviteti u përshëndet gjithashtu nga Joneda Dodaj, Diplomate e ngarkuar me Çështjet e Diasporës, Pjerin Lleshi, Kryetar i Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi dhe pjesëmarrës të tjerë

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

Në kuadër të Ditës së Mësuesit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë zhvilloi një aktivitet për nder të mësuesve të kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi.

Me rastin e kësaj dite të shënuar, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga uroi të gjithë mësuesit për 7 marsin dhe shprehu mirënjohje për rolin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashigimisë kulturore dhe identitetit kombëtar. “Në këtë mision kaq të rëndësishëm nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm.”, ajo është shprehur. Referuar shpalljes së ‘‘Vitit të Gjuhës Shqipe” Ambasadorja Hajdaraga bëri një prezantim të projekteve dhe aktiviteteve për mësimdhënien e gjuhës shqipe, me përfshirjen aktive të diasporës shqiptare në Greqi.

Aktiviteti u përshëndet nga Zëvëndës Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemis Malo dhe Drejtoresha e Qendra e Botimeve për Diasporën pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, znj. Mimoza Hysa, të cilat shprehën urimet më të sinqerta për këtë festë me rëndësi madhore duke vlerësuar punën që mësuesit e diasporës në Greqi kryejnë në edukimin e brezit të ri dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Greqi.

Aktiviteti u përshëndet gjithashtu nga znj. Joneda Dodaj, Diplomate e ngarkuar me Çështjet e Diasporës, z. Pjerin Lleshi, Kryetar i Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, z. Jovan Mehilli, Kryetar Nderi i LMSHG, z. Iliaz Bobaj, Drejtor i shkollës shqipe ‘‘Naim Frashëri Patra’’, znj. Eriketa Qorlazja, mësuese pranë shtëpisë shqiptare ‘‘Porta’’ dhe koordiantore e LMSHG për Greqinë qëndrore, nga znj. Klarita Selmanaj, mësuese e gjuhës shqipe në Iraklio dhe koordinatore e LMSHG për ishujt e Greqisë, dhe nga znj. Lefteri Metkaj, mësuese e kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Rendi, Kipseli dhe Aspropirgo.

Në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe arsimimin ndër breza, mësuesve iu shperndanë Certifikata Mirënjohje nga Ambasada.

✅ Në kuadër të 𝗗𝗶𝘁𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗠𝗲̈𝘀𝘂𝗲𝘀𝗶𝘁, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë zhvilloi një aktivitet për nder të…

Posted by Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi on Monday, March 11, 2024

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…