Ti je dhe do të mbetesh gjiganti i madh, i mirë!

Esse për babain tim, Sokratin, në 70-vjetorin e datëlindjes…


Nga Isidor Koti

Ky nuk është një letërkëmbim siç bëri Franc Kafka me babain e tij, në një shtjellim që tronditi botën letrare. Por përgjigje e një kërkese që nuk mund të refuzohej ndaj një gazetari të kryeqytetit që me diplomaci shfrytëzoi rastin e një urimi publik, duke më yshtur për të shkruar ca radhë ditën e përvjetorit të 70-të ndaj babait tim, Sokratit. Sot ai feston në heshtje, në heshtjen e katër mureve dhe të qetësisë së gurit të një qyteti që quhet i gurtë, por jo i ngurtë e as i kursyer siç i ka dalë nami.

E sigurt që shumë ndjesi mbeten në skutat e mendjes dhe të zemrës, sepse thellë brenda meje ekziston një hezitim dhe pamjaftueshmëri për t’u shprehur me orë, ditë, ndoshta edhe me muaj e vite. Ndoshta kjo ndodh, sepse tani jam në vendin tënd: baba, prind… Të kuptosh dhe të ndjesh aq shumë sa ty nuk mundem, pavarësisht kush di më shumë në këtë botë plot mistere. Por dija nuk është gjithçka, për të mos thënë është një grackë që të pështjellon. Do doja të dija më pak dhe të ndieja më shumë, njësoj si ty, që ke dashur aq shumë,madje të gjithë e gjithçka.

Unë çuditem pse sa herë vjen datëlindja jote më kaplojnë kujtimet. I analizoj faktet e kohën me statistika të çuditshme dhe mendoj që më ke mbajtur me hatër më shumë se ç’duhet. Kjo nuk më ka bërë dhe aq mirë, edhe pse ti ke qenë i rreptë më te keqen, jo nga natyra jote e ashpër, por nga kushtet, shpesh të padrejta. Ti nuk ke qenë gjithmonë në lartësinë e merituar, por gjithmonë ke qenë lart me hijen tënde atërore. Se ti në thelb ke qenë e je dhe do mbetesh babaxhan, i dashur e i dhembshur. Këmbëngulës dhe i guximshëm, tipare tipike edukative për një këshilltar ushtarak.

Pa marrë parasysh karakterin tim, pa marrë parasysh formimin e gjykimin tim, asnjëherë nuk kemi rënë në vorbullën e një “kundërshtimi të përhershëm”, siç ndodh mes një prindi e fëmijës së maturuar. Ngaqë sjellja dhe këshillat e tua janë pasqyruar në të gjitha fushat e jetës sime. Ato i kam pasur para syve edhe kur kam gabuar deri në fatalitet, edhe kur jam ngritur deri aty ku nuk e besonte askush. Kjo falë besimin tënd të palëkundur dhe motivimit të brendshëm, të cilin e kam ndier bashkëshoqërues kudo e në çdo kohë, me diell e me shi.

Kështu pra, baba, ikin vitet në trashëgiminë e bekuar nga Zoti. Ti je e do të mbetesh gjiganti i madh, i mirë.

Lexo më shumë nga

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.