Si merren vendimet më të rëndësishme të punës ekonomike vjetore në Kinë?

Këshilli i Shtetit, si zbatues i vendimeve të AKP-së, u ndan detyrat e vendosura në raport institucioneve të niveleve të ndryshme për të siguruar arritjen e objektivave të zhvillimit ekonomiko-shoqëror.

Pallati i Madh i Popullit, vendorganizimi i dy sesioneve, Pekin, 2024 (Foto:VCG)

Në dekadat e kaluara, zhvillimi i jashtëzakonshëm i Kinës në fushën ekonomike ka ngjallur interesin e madh të botës së jashtme. Si rezultat i përparimeve në këtë fushë, mirëqenia e banorëve është shtuar shumë, duke fituar edhe vlerësime të larta ndërkombëtare për kontributin e Kinës në fushën e zhdukjes së varfërisë.

Atëherë, si përcaktohen drejtimet ose politikat e zhvillimit ekonomik të Kinës? Çfarë procedurash ndiqen? Përse ky proces cilësohet si një shembull i marrjes së vendimeve publike në mënyrë demokratike, shkencore dhe sistematike?

Le ta marrim raportin vjetor të punës qeveritare si shembull.

Raporti i punës së qeverisë është dokumenti më i rëndësishëm për politikat që Kina do të zbatojë në vitin e ardhshëm. Në të përgjithësohen arritjet e vitit që po mbyllet dhe përfshihen punët parësore dhe planet vjetore të qeverisë. Raporti, me një gamë të gjerë temash, prek një sërë çështjesh me rëndësi kyçe ekonomiko-shoqërore. Ai është fokusi i opinionit të brendshëm e të jashtëm gjatë zhvillimit të sesionit vjetor të organit më të lartë ligjvënës të ekonomisë së dytë më të madhe të botës, Asamblesë Kombëtare Popullore, ku raporti duhet të kalojë shqyrtim dhe miratim para zbatimit.

Gjatë përpilimit të raportit, së pari në Kinë zhvillohen dy konferenca të rëndësishme, që janë përkatësisht konferenca qendrore e punës ekonomike dhe konferenca qendrore e çështjeve rurale. Në këto dy konferenca, marrin pjesë drejtues kryesorë partiakë, të dikastereve qendrore, të pushtetit vendor, të qarqeve të ndryshme shoqërore, të institucioneve financiare, të Komisionit Qendror Ushtarak, të organeve ligjvënëse, të prokurorisë dhe të gjykatës së lartë etj. Pjesëmarrësit ndajnë informacione e shkëmbejnë mendime dhe arrijnë mendime unanime mbi çështje kyçe.


Sesioni vjetor i AKP-së, Pekin, 2020(Foto:VCG)

Pastaj, sipas konsensuseve të arritura në dy konferenca, Këshilli i Shtetit (qeveria), i drejtuar nga kryeministri, harton projektraportin e punës dhe ua shpërndan institucioneve të sipërpërmendura, duke mbledhur mendime të mëtejshme. Pasi mbaron ky proces, projekti i dorëzohet Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë për shqyrtim.

Pas miratimit nga Byro-ja Politike, kryeministri do të bëjë raportin në sesionin vjetor të AKP-së dhe i dorëzon për shqyrtim e diskutim nga përfaqësuesit(deputetët) në sesionin. Gjatë organizimit të sesionit, përfaqësuesit do të paraqesin vërejtje dhe sugjerime, në bazë të të cilave, raporti do të rishikohet. Në ditën e fundit të sesionit, varianti përfundimtar do të votohet nga deputetët për miratim.

Pastaj, raporti futet në procesin e zbatimit.

Së pari, Këshilli i Shtetit, si zbatues i vendimeve të AKP-së, u ndan detyrat e vendosura në raport institucioneve të niveleve të ndryshme për të siguruar arritjen e objektivave të zhvillimit ekonomiko-shoqëror.

Gjatë zbatimit, Asambleja Kombëtare Popullore mbikëqyr punën e Këshillit të Shtetit.

Mbledhja e opinioneve nga pjesëmarrësit me përfaqësim të gjerë që punojnë në qarqe të ndryshme shfaq frymën e demokracisë gjatë vendimmarrjes politike, gjë që mund të shmangë në maksimum mundësinë e bërjes së gabimeve të mëdha, duke ndihmuar në ndreqjen e vendimeve të gabuara.


Gazetarë kinezë dhe të huaj për të mbuluar konferencën e shtypit për sesionin vjetor të AKP-së, Pekin, 4 Mars 2024 (Foto:VCG)

Raporti i punës së qeverisë ka variante në gjuhë të shtatë pakicave kombëtare, si mongole, tibetiane, ujgure, koreane, zhuang etj., që kanë shkrimin e vet.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…