Ministri Kamyshin: Faleminderit Tiranës për ndihmën në procesin e rindërtimit të Ukrainës

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pret ministrin ukrainas për Industritë Strategjike, Aleksander Kamyshin


Tirana, si kryesuese e Presidencës B-40, rrjetit më të madh të bashkive në rajonin e Ballkanit, do të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve të Ukrainës të dëmtuara nga agresioni rus.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ministrin ukrainas për Industritë Strategjike, Aleksander Kamyshin, me të cilin diskutoi mbi përdorimin me efiçencë të financave.

“Përvoja që kemi me rindërtimin pas tërmetit është një eksperiencë për të ndihmuar qytetet se si të planifikojnë më shpejt, si të përdorin financat me eficencë. Do ishim shumë të lumtur që ato punë të planifikimit që kemi nisur në Irpin dhe në disa qytete të tjera, bashkë me Stefano Boerin dhe disa arkitektë, për rindërtimin e qyteteve, dhe fakti që Tirana në një kohë shumë të shkurtër arriti të transformohet në një qytet modern, mund të jetë që fatkeqësinë e luftës dhe shkatërrimit ta kthejmë në një mundësi për prosperitet dhe urbanizim modern”, theksoi Veliaj.

Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, bashkia e Tiranës ka kontribuuar për ndërtimin e një shkollë të re në qytetin e Kharkivit të shkatërruar nga lufta, si dhe vijon ndihmën në procesin e rindërtimit.

“Tirana është qytet simotër me qytetin e Karkivit, ku ne kemi sponsorizuar ndërtimin e një shkolle. Por, ashtu siç kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky po koordinojnë përpjekjen diplomatike dhe ushtarake, unë besoj se ne mund të bëjmë më shumë në përpjekjen për rikonstruksion, qoftë për vendstrehimet, qoftë për shkolla, kopshte e çerdhe. Ne nuk jemi qyteti më i pasur, por fakti se kemi qenë të parët për të ndihmuar do të thotë se ka shumë qytete në Ballkan, me rrjetin tonë të B-40, por ndoshta edhe qytete në Evropë, ku secili mund të çiftohet me një qytet tjetër”, tha Veliaj.

Ministri ukrainas për Industritë Strategjike, Aleksander Kamyshin vlerësoi mikpritjen dhe punën e bërë në kryeqytet për mbarëvajtjen e samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, që solli Presidentin Volodymyr Zelensky për herë të parë në Tiranë.

“Para së gjithash, jam mirënjohës që na keni ftuar në qytet, që na keni ftuar në këtë Samit. Ju dhe kryeministri keni bërë një punë të shkëlqyer, duke sjellë të gjitha vendet ballkanike së bashku. Dhe do të jemi të suksesshëm sikurse edhe duhet të jetë”, deklaroi Kamyshin.

Tirana është dhe pjesë e Këshillit Koordinues të qyteteve partnere, që ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës.

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.

Global 360

Lamtumirë qindarka, Trump heq monedhën e parë amerikane

Qindarkat kushtojnë më shumë se sa vlejnë dhe ekspertët kanë bërë thirrje për eliminimin e tyre prej vitesh.

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.